Këngë të Kohës së Zakonshme

AFËR NESH TI RRI O ZOT

 

1. Afër nesh ti rri, o Zot, vetëm mos na le,

bota është rreziqe plot, vetëm mos na le.

Ti je forcë e fuqi, ti në jetë siguri!

Afër nesh ti rri, o Zot, vetëm mos na le.

 

2. Afër nesh ti rri, o Zot, kurrë mos u largo,

bota është rreziqe plot, kurrë mos u largo.

Ti je forcë e fuqi, ti në jetë siguri!

Afër nesh ti rri, o Zot, kurrë mos u largo.

 

3. Afër nesh ti rri, o Zot, dore mos na l’sho,

bota është rreziqe plot, dore mos na l’sho.

Ti je forcë e fuqi, ti në jetë siguri!

Afër nesh ti rri, o Zot, dore mos na l’sho.

 

4. Afër nesh ti rri, o Zot, prore na beko,

bota është rreziqe plot, prore na beko.

Ti je forcë e fuqi, ti në jetë siguri!

Afër nesh ti rri, o Zot, prore na beko.

 

 

ALELUJA SOT ËSHTË FESTË

 

Ref. Aleluja, aleluja,

sot është festë për ty, o Krisht.

Ti je me ne, gëzim na jep,

Aleluja, aleluja!

 

1. Në shtëpinë tënde,

kemi ardhur për të t’takuar.

Ty të këndojmë lavdinë tënde,

lavd’ emrit tënd! 

Ref.

 

2. Buka e gjallë që na premtove,

na dhuron jetën.

Ty të këndojmë lavdinë tënde,

lavd’ emrit tënd! 

Ref.

 

3. Ti je miku që na shoqëron,

drejt udhës tënde.

Ty të këndojmë lavdinë tënde,

lavd’ emrit tënd! 

Ref.

 

 

ARDHTË TEK TI, O ZOT

 

1. Ardhtë tek ti, o Zot, himni Kishës sate,

himni ynë i fesë, që bashkon me ty.

T’qoftë lavdi e nder, o e Shenjtë Trini:

Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zot në përjetësi!

 

2. Një është feja jonë, një është edhe shpresa,

një është dashuria, që bashkon me ty.

Gjithësia këndon: Jezus na ndriço,

lavde Ty o Zot, Mbret ti na shëlbo!

 

3. Ti burim i gjallë je për jetën tonë,

ti burimi i hirit je në përjetësi.

Na e shuaj etjen, vetëm ti, o Zot,

që gjithmonë të rrimë me ty n’dashuri!

 

4. Ardhtë mbretëria jote, mbretëri e paqes,

mbretëri  e drejtësisë, mbretëri e jetës.

Eja mos vono, o Shëlbuesi ynë,

se në ty shpresojmë, o Jezusi ynë!

 

 

ATI YNË K’TË FLI PRANOJE

 

1. Ati ynë k’të fli pranoje

dhuratat n’altar!

Bukën, verën, zemrat tona,

Ty t’i paraqesim. (2x)

 

2. Ati ynë k'të fli bekoje,

dhuratat n’altar!

Ne na ngij me bukën tënde,

me fjalë nga altari. (2x)

 

3. Ati ynë k'të fli shndërroje,

dhuratat n’altar!

Në ushqim për shpirtrat tanë,

trup dhe gjak të Birit tënd. (2x)

 

4. Ati ynë k'të fli dhuroje,

dhuratat n’altar!

Popullit që pret prej teje,

jetën e amshuar. (2x)

 

 

BARIU IM JE TI

 

Ref. Ti je Zoti im, bariu im je ti,

dhe asgjë në jetën time nuk do t’mungojë. (2x)

 

1. Në livadhe e fusha t’gjelbra

këmb’t e mia do t’më çojnë.

O Zot ti më drejton e më qet’son.

Është burimi i ujit të gjallë,

etjen time do ta shuajë,

forca ime, mbështetja ime, je ti, o Zot! 

Ref.

 

2. Gjithmonë ecim të bashkuar

më të sigurt do të jemi.

Është shpirti që emrin tend po lavdëron.

Se në terr unë kam humbur,

dritë që shndrit je ti, o Zot.

Dorën time në dorën tënde, unë do ta l’shoj’. 

Ref.

 

 

BEKUAR JE, ZOT

 

1. Bekuar je, Zot i gjithë krijimit,

falë mirësisë sate kjo bukë t’ofrohet:

Fryti i tokës, punë e duarve tona,

kjo do t’jetë buka e jetës sonë!

 

Ref. Bekuar je, bekuar je,

bekuar je përherë, Amen! (2x)

 

2. Bekuar je, Zot i gjithë krijimit,

falë mirësisë sate kjo verë t’ofrohet:

Fryti i hardhisë, punë e duarve tona,

kjo do t’jetë pije shpirtërore! 

Ref.

 

 

BEKUAR QOFSH, O ZOT, GJITHMONË

 

1. Do ta lavdëroj Zotin, gjithë jetën time,

derisa t’jem, Hyjit tim do t’i këndoj.

Kënga ime do të shpallë lavdinë tënde,

do të gëzojë në Hyjin Shpëtimtarin tim.

 

Ref. Bekuar qofsh, o Zot, gjithmonë, aleluja, aleluja!

Bekuar qofsh, o Zot, gjithmonë, aleluja, aleluja! (2x)

 

2. Sa i madh dhe i fuqishëm je Ti, o Zot,

i madhërueshëm Emri yt mbarë mbi tokë.

Kënga jonë gjithë breznitë do t’i përshkojë,

lavdia jote përherë do të qëndrojë. 

Ref.

 

3. Unë shpresoj në Zotin, Ai më udhëheq,

rrugës së jetës Ai është Bariu im.

Falënderoj mëshirën tënde, o Zot,

lavdinë tënde ndër popuj do ta kumtoj. 

Ref.

 

 

BEKUAR QOFSH, O ZOT

 

Ref. Bekuar qofsh, o Zot,

bekuar emri yt i shenjtë!

Aleluja, Aleluja! 

 

1. Ti krijove qiellin e tokën,

Zot i madh, Zot qiellor!

Zot i gjith’pushtetshëm, bekuar qofsh!  

Ref.

 

2. Ti je Shpëtimtari ynë,

jetën tonë në duar tua mban!

Ti Zot i shenjtë, bekuar qofsh! 

Ref.

 

 

BESOJ NË TY, O ATË

 

Ref. Besoj në ty, o Atë, besoj në dashninë tënde.

Është dora jote o Atë, që udhëheq udhëtimin tim.

Besoj në ty o Atë, besoj çdo ditë në ty.

Ti je e mira ime, n’Ty vetëm unë shpresoj! (2x)

 

1. E di mirë kush jam unë,

gjeth’ e pluhur që merr era.

E di se ti je Zoti,

ditë e natë unë ty të th’rras. 

Ref.

 

2. Gjithmonë do t’jemi bashkë,

gjithmonë do t’jemi miq.

Me ty, o Zoti im,

frikë në jetë unë s’do të kem. 

Ref.

 

 

BESOJ NË TY, O ZOT

 

1. Besoj në ty, o Zot, besoj në dashurin’ tënde,

e në forcën tënde, që e mban gjithë botën.

Besoj n’buzqeshjen tënde, që i jep shkëlqim qiellit,

e në këngën tënde, që më jep gëzim.

 

2. Besoj në Ty, o Zot, besoj në paqen tënde,

e në jetën tënde, që zbukuron gjithë botën.

Besoj në dritën tënde, që ndriçon edhe natën,

drejtues i sigurt, i hapave të mi.

 

3. Besoj në Ty, o Zot, besoj se Ti më do,

dhe më mbështet, e më dhuron faljen tënde.

Ti më drejton, udhëve të botës,

e do t’më japësh, jetën tënde.

 

 

BIJTË E TU

 

1. Bijtë e tu që rrinë në tryezë,

bijtë e tu hanë bukën dhe s’e harrojnë.

Ne jemi shenja e Zotit në tokë: 

bijtë e tu, bijtë e tu!

Prano bukën tonë po t’lutemi,

që zemrat tona sot të duan

ty, o Hyj, përgjithmonë.

 

2. Bijtë e tu që rrinë në tryezë,

bijtë e tu pinë verën, dhe se harrojnë.

Ne jemi shenja e Zotit në tokë:

bijtë e tu, bijtë e tu!

Prano verën tonë po t’lutemi,

se zemrat tona sot të duan

Ty, o Hyj, përgjithmonë.

 

 

BIRI I HYJIT TË GJALLË

 

1. Biri i Hyjit të gjallë,

Mbret i lavdisë së amshueshme,

me hirin tënd ne na shëlbo,

Ti na shëlbo, o Jezus.

 

2. Me zemrën tënde hyjnore,

sh’ndërroi zemrat njerëzore.

Me faljen tënde na përt’rij,

Ti na përt’rij, o Jezus.

 

3. Për ne e pësove mundimin,

dhe na shpëtove mbi kryqin.

Me gjakun tënd ne na pastro,

Ti na pastro, o Jezus.

 

4. Fryti i parë i ringjalljes,

pengu i shpëtimit prej vdekjes.

Me Shpirtin tënd ne na shenjtëro,

Ti na shenjtëro, o Jezus.

 

5. Buka e jetës s’amshueshme,

vera e tryezës së g’zueshme.

Me fuqinë tënde na gjallëro,

Ti na gjallëro, o Jezus.

 

6. Kur prishet paqja v’llazërore,

me dhunë e luftëra mizore.

Me njëri tjetrin na pajto,

Ti na pajto, o Jezus.

 

 

BUKË E JETËS SË RE

 

1. Bukë e jetës së re,

ushqim që mban botën,

shujt’ qiellore e dhuruar njer’zve,

më e çmueshmja dhuratë.

 

2. Ti je më i larti fryt,

i asaj peme të jetës,

që Adami nuk mundi ta prekte,

neve n’Krishtin na u dhurua.

 

Ref. Buka e jetës, gjaku i shpëtimit,

trup i vërtetë, pije e vërtetë,

pengu i jetës së amshuar.

 

3. Ti je Qengji i flijuar,

gjaku yt na ka shpëtuar,

përkujtimi i Pashkës së vërtetë,

i Bes’lidhjes së Re.

 

4. Manë që në shkretëtirë,

ushqen popullin në ecje.

Je mbështetje dhe forc’ në provë,

për Kishën n’mes të botës. 

Ref.

 

5. Verë që na jep gëzim,

që e ngroh zemrën tonë,

fryt i çmu’shëm i vreshtit të Zotit,

gjaku i Qengjit të flijuar.

 

6. Atit i qoft’ lavdia,

na e dhuroi Shpëtimtarin,

Shpirtin Shenjt që na jep jetën,

nder dhe lavdi përgjithmonë. 

Ref.

 

 

DHURATAT TONA

 

1. Dhuratat tona buka dhe vera,

të qofshin kushtuar, o Zot i amshuar,

përherë i bekuar! (2x)

 

2. Dhuratat tona, puna dhe djersa,

të qofshin kushtuar, o Zot i amshuar,

përherë i bekuar! (2x)

 

 

DHURATË BUKË E VERË

 

1. Dhuratë bukë e verë që kemi ofru’

fryti i punës dhe i dashnis’.

E shenjt’roi bukën,

e shenjtëroi verën në gjak.

 

Ref. Merre trupin tim, gjakun shpëtimtar,

dhurojmë bukë e verë, Krishtin Zot!

 

2. Krishti Shpëtimtar, i pranishëm është,

siç premtoi kur jetoi:

“Unë jam me ju k’tu në tokë,

Unë jam me ju n’bukë e verë përherë”. 

Ref.

 

 

E AMSHUAR ËSHTË DASHURIA E TIJ

 

Ref. E amshuar është dashuria e Tij,

e amshuar është dashuria e Tij!

 

1. Lavdëroni Zotin, sepse është i mirë,

e amshuar është dashuria e Tij.

Le t’thotë Izraeli, sepse është i mirë,

e amshuar ësht’ dashuria e Tij. 

Ref.

 

2. Le të thotë tani shtëpia e Aronit:

e amshuar është dashuria e Tij!

Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin:

e amshuar është dashuria e Tij! 

Ref.

 

3. E djathta e Zotit u madhërua,

e djathta e Zotit më lartësoi.

S’do të vdes, të jetoj dua,

do t’i kumtoj veprat e Zotit! 

Ref.

 

4. Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit,

erdhi e u bë guri i këndit.

Kjo është dita që na e dhuroi Zoti,

të galdojm’ e të gëzojm’ në të! 

Ref.

 

 

EJA, O ZOT, NDËR NE

 

Ref. Eja o Zot, ndër ne,

ti ndër ne përherë qëndro. (2x)

 

1. Ne kënaqemi prej g’zimit, kur je Ti ndër ne,

Ti ndër ne përherë qëndro.

Gazmend i jetës veç Ti je për ne,

Ti ndër ne përherë qëndro. 

Ref.

 

2. Ne jemi të lodhur me travaje plot,

Ti ndër ne përherë qëndro.

Ndihmona neve në kët’ jetë me lot,

Ti ndër ne përherë qëndro. 

Ref.

 

3. Ne jemi të humbur, lypim siguri,

Ti ndër ne përherë qëndro.

E vetmja shpresë në kët’ botë je Ti,

Ti ndër ne përherë qëndro. 

Ref.

 

4. Të gjithë si vëllezër s’bashku po këndojmë,

Ti ndër ne përherë qëndro.

Dhe këngë lavdie ty po të naltojmë,

Ti ndër ne përherë qëndro. 

Ref.

 

 

ËMBLI JEZUS

 

1. Ëmbli Jezus na shiko,

l’terit tënd që jem’ afruar.

Që të vish tek ne shpejto,

Ti e mirë e pambaruar.

 

Ref. Ty, o Krisht, ne fort të dona,

eja pra në zemrat tona!

 

2. Ëmbli Jezu deh na fal,

deri tash që kem’ m’katnuar.

Vetëm thuaje ti një fjalë,

shpirtrat tanë për t’u pastruar. 

Ref.

 

 

GJITHË KOMBET

 

Ref. Gjithë kombet nëpër botë,

duajeni Zotin që sjell mbi tokë,

ditën më t’madhe e t’voglën lule, Aleluja!

 

1. Krejt parajsa madh’roje Zotin, Aleluja.

Hën’ e yje madh’roni Zotin, Aleluja.  

Ref.

 

2. Det e lum nderoni Zotin, Aleluja.

Terr e drit’ nderoni Zotin, Aleluja.  

Ref.

 

3. Mbretër e princër lart’sojeni Zotin, Aleluja.

Djem e vajza lart’sojeni Zotin, Aleluja.  

Ref.

 

 

HYJI BANON NË TEMPULLIN E VET

 

1. Hyji banon në tempullin e vet: t’adhurojmë Zotin!

Hyji banon në mbledhje v’llaz’rore: t’adhurojmë Zotin!

Lavdi Atij, lavdi Atij! T’adhurojmë Zotin!

Lavdi Atij, lavdi Atij! T’adhurojmë Jezusin!

 

2. Hyji banon në tempullin e vet: ta kundrojmë Zotin!

Hyji banon në mbledhje v’llaz’rore: ta kundrojmë Zotin!

G’zimi në të, g’zimi në të! Ta kundrojmë Zotin!

G’zimi në të, g’zimi në të! Ta kundrojmë Jezusin!

 

3. Hyji banon në tempullin e vet: ta lëvdojmë Zotin!

Hyji banon në mbledhje v’llaz’rore: ta lëvdojmë Zotin!

Lavde Atij, lavde Atij! Ta lëvdojmë Zotin!

Lavde Atij, lavde Atij! Ta lëvdojmë Jezusin!

 

4. Hyji banon në tempullin e vet: t’i këndojmë Zotit!

Hyji banon në mbledhje v’llaz’rore: t’i këndojmë Zotit!

Himne Atij, himne Atij! T’i këndojmë Zotit!

Himne Atij, himne Atij! T’i këndojmë Jezusit!

 

 

I TEJETLARTI HYJI IM

 

1. I Tejetlarti Hyji im,

ndriçoje zemrën time.

Jepmë një fe të drejtë,

shpresë të sigurt e dashuri.

 

2. Jepmë, o Zot përvujt’rinë,

dhe dijen e vërtetë.

Vetëm në njohjen tënde

do t’jetë urtia ime.

 

3. O Zot, Jezu Krisht,

devotshëm të adhurojmë,

në t’gjitha kishat e tua,

që janë në botën mbarë.

 

4. I shenjtërueshmi Zot,

Ty çdo nder e lavdi.

Me kryqin tënd të shenjtë,

shëlbove çdo njeri.

 

 

JA KU JAM

 

Ref. Ja ku jam, ja ku jam,

o Zot unë po vij te Ti!

Ja ku jam, ja ku jam,

u bëftë mbi mua vullneti yt!

 

1. Te Zoti im kam shpresuar,

dhe përmbi mua është përkulur,

e ka dëgjuar britmën time, 

më ka liruar nga vdekja. 

Ref.

 

2. Këmbët e mia i bëri t’forta,

t’sigurt i bëri hapat e mi.

Ka vënë në gojën time,

një këngë të re lavdërimi. 

Ref.

 

3. Flijimin tim time s’e pëlqen,

por ma ke hapur veshin,

nuk i ke dashur flijimet,

at’herë thashë: unë po vij te Ti. 

Ref.

 

4. Në librin tënd për mua shkruan,

të kryej vullnetin e Zotit,

këtë Hyji im e dëshiroj,

ligji yt është në zemrën time. 

Ref.

 

 

JEZU KRISHT, JE JETA JONË

 

Ref. Jezu Krisht, je jeta jonë, Aleluja, aleluja,

Jezu Krisht, je jeta jonë, je jeta jonë, Aleluja.

 

1. Ti je rruga, je e vërteta

vetëm ti je jeta jonë,

duke ecur bashkë me ty,

do të jetojmë përgjithmonë. 

Ref.

 

2. Na ke mbledhur në bashkësi,

na ke bashkuar n’dashuri,

në gëzimin e pranisë sate, 

i këndojm’ lavdisë sate. 

Ref.

 

3. Do të ecim me gëzim,

do të shpallim Ungjillin tënd,

dëshmitarë të dashurisë,

si bij të tu në botë. 

Ref.

 

 

JEZU KRISHT, SI DJE SI SOT

 

Ref. Jezu Krisht, si dje si sot,

Mbreti ynë je për jetë e mot! 

Biri i Hyjit, Bir i njeriut,

je Shëlbuesi i botës mbarë!

 

1. Ty të qoftë lavdia, o Qengji i Hyjit,

na bën të pastër me gjakun tënd,

e merr mbi vete fajin tonë.

Vetëm ti na jep shëlbim.

Amen! Aleluja! 

Ref.

 

2. Ty të qoftë lavdia, o Jetë e botës,

me përvujt’ri Ti vjen midis nesh,

gjithë historinë e ripërt’rin.

Vetëm Ti na jep shëlbim.

Amen! Aleluja! 

Ref.

 

3. Ty të qoftë lavdia, o Fjalë e Hyjit,

bëhesh njeri, Ti lind prej Marisë,

engjëjt këndojnë në Betlehem.

Vetëm Ti na jep shëlbim.

Amen! Aleluja! 

Ref.

 

 

KA ARDHUR KOHA

 

1. Ka ardhur koha, o Ati im,

dhe miqtë e mi, po t’i besoj,

jeta e vërtetë gjithmonë je Ti,

me Birin tënd Krishtin Jezus.

Të tutë ishin, mua mi dhe,

tani e dinë se vijn’ te Ti.

Ata besuan e vetëm në Ty,

te dashuria, bashkimi ynë.

 

2. Ti më dërgove te bijtë e tu,

me fjalën time, gjithnjë t’vërtetë,

e zemra e tyre, e mbushur n’dashni,

gëzimi ynë te Ti qëndron.

Të tutë ishin, mua mi dhe,

tani e dinë se vijn’ te Ti.

Ata besuan e vetëm në Ty,

te dashuria, bashkimi ynë.

 

 

KËNDOJE, O GOJË, MISTERIN E LAVDISHËM

 

1. Këndoje, o gojë, misterin e lavdishëm,

të lavdishmit Trupit e gjakut të çmueshëm,

që Mbreti i popujve, frytin bujar

e dha për të shëlbuar botën mbarë!

 

2. Na u dhurua nga Virgjëra e pastër,

i lindur për ne, në kët’ botë banoi,

pasi mbolli farën e Fjalës së Tij,

kreu planin e mrekullueshëm.

 

Ref. Adhurojmë misterin

e Trupit e Gjakut të Zotit! (2x)

 

3. Në tryezën e darkës së fundit,

me vëllezërit e vet, Pashkët kremtoi,

dhe me duart e tija, atyre u dhuroi,

vetveten si ushqim për dashuri.

 

4. Fjala e jetës për ne u bë njeri,

me fjalën e tij, buka bëhet trup,

edhe vera kthehet në gjakun e Zotit,

feja i mjafton zemrës së pastër. 

Ref.

 

5. Një mister kaq të madh adhurojmë,

ligji i vjetër i l’shon vend ligjit t’ri,

dhe në paaftësinë e shqisave tona,

në dob’sin’ tonë feja na ndihmon.

 

6. Lavdi i qoft’ Atit dhe Birit të tij,

nderi dhe pushteti, bekim dhe gëzim.

E njëjta lavdi Shpirtit Shenjtë,

që sundojnë në shekuj të shekujve. 

Ref. Amen!

 

 

KËNDONI ZOTIT, ALELUJA

 

Ref. Këndoni Zotit, Aleluja,

bekojeni Zotin, Aleluja!

Këndoni Zotit, Aleluja,

me himne lavdie, Aleluja!

 

1. Këndoni Zotit një këngë të re,

dhe prej mbarë botës këndoni Atij.

Bekoni n’amshim emrin e Tij,

tregoni botës lavdinë e Tij.  

Ref.

 

2. Hyji i lavdishëm mbretëron mbi tokë,

i gjith’pushtetshëm dhe i denj’ për çdo lavd.

Jepni lavdi emrit të Tij,

përkuluni para madhështisë së Tij.  

Ref.

 

3. Le të gëzojnë qiejt dhe toka,

përpara Zotit që po vjen ndër ne.

Ai gjykon kombet me drejtësi,

dhe me të vërtetën të gjithë popujt.  

Ref.

 

 

KËNGA E SHKRETËTIRËS

 

Ref. “Unë vetë do ta tërheq atë,

unë do ta çoj në shkretëtirë

e do t’i flas zemrës së saj!”,

kështu thotë Zoti.

 

1. Do të këndosh si në ditët e rinisë sate.

Nuk do të quhesh më e lëna: përherë je e imja! 

Ref.

 

2. Ashtu si rri zgjuar një nënë, për fëmijën e vet,

do të përkulem mbi ty, për të t’dhënë ushqim. 

Ref.

 

3. Do të thërras: populli im, bir i Hyjit të gjallë.

Unë do t’jem për ty si vesa, e frytet do t’vijnë. 

Ref.

 

4. Fara jote do t’shtohet, sa rëra e detit do t’bëhet.

Me vaj e grurë do të të ngop, o populli im! 

Ref.

 

 

KËTU JAM UNË, O ZOT

(Dritën kush do t’ia zbulojë)

 

1. Dritën kush do t’ia zbulojë,

t’gjith’ njer’zimit që është n’botë.

Unë pranë tij do të qëndroj dhe do ta mbroj.

Botën e krijova unë, e mbusha me t’mira plot!

Dritën kush do t’ia zbuloj? Kë të dërgoj?

 

Ref. Këtu jam unë, o Zot, m’dërgo mua!

Zërin tënd dëgjova, tani jam këtu.

Rri me mua, n’dashnin’ tënde,

Shpresë dhe fe, Ti qëndro me ne.

 

2. N’vuajtje dhe n’mjerime,

n’dhimbje dhe në pik’llim.

Pranë tyre do të jem, që t’i shpëtoj!

Fjala ime do të jetë, shpëtimi që sjell jetë.

Fe të gjallë unë do t’i jap. Kë të dërgoj? 

Ref.

 

3. Për të varf’rit kujdesem,

ushqim për jetë iu jap.

Verën e shndërroj në gjak, që të jetojnë!

Bukën unë e ndaj me ju,

Shpirtin, trupin me forcu’.

Jetën unë për ju jap. Kë të dërgoj? 

Ref.

 

 

KISHA E SHENJTË

 

1. Kisha e shenjtë e Zotit

ec në rrugë me jetën.

Zoti drejton përherë,

Ai gjithnjë është me ne.

 

Ref. Krishti rruga e jetës, e vërteta jonë.

Krishti rruga drejt’ qiellit, ec bashkuar me ne,

për në shtigjet e v’shtira, drejtë në përjet’si.

 

2. Në shtëpinë e Atit

mbushur plot gëzime.

Pashkët gjithnjë festojmë

t’Birit tënd Jezus. 

Ref.

 

3. Lavde Atit Krijues,

lavde Birit Shëlbues,

edhe Shpirtit Shenjt,

gurra e dashurisë. 

Ref.

 

 

KISHA E ZOTIT

 

Ref. Kisha e Zotit, populli në festë, aleluja, aleluja.

Kisha e Zotit, populli në festë,

këndo nga g’zimi, se Zoti është me ty.

 

1. Zoti t’ka zgjedhur, Zoti të th’rret,

ai të ofron Dashurinë e Tij.

Përhape në botë Ungjillin e tij,

farën e paqes e të mir’sisë. 

Ref.

 

2. Zoti t’dretjon sikur një Babë,

ti e rigjen jetën prapë në Të.

Falënderoje, qëndroi besnik,

derisa t’fitosh Mbretërinë e Tij. 

Ref.

 

3. Kisha që jeton në histori,

është dëshmitare e Krishtit në botë.

Hapja ti dyert për çdo njeri,

shpëtoje lirinë e vërtetë. 

Ref.

 

4. Kishë e thirrur në flijim,

aty ku Jezusi kushtohet në bukë.

Kushtoje me gëzim jetën tënde,

për një njerëzim të ri. 

Ref.

 

 

KORPI I KRISHTIT

 

1. Korpi i Krishtit, i kushtuem për ne. (4x)

2. Gjaku i Krishtit, i derdhun për ne.

3. Shpirti i Krishtit, i dhuruem për ne.

 

 

KRISHTI, PAQJA JONË

 

1. Krishti, paqja jonë, ecja e jetës sonë,

botën e drejton n’lirinë e vërtetë,

kur Ti je me ne, asgjë nuk na frik’son.

 

2. Paqja jonë je Ti, dhuratë e shëlbimit,

për njer’zit pajtim, mes tyre je njësi,

prej faljes sate, në Ty do të jetojmë.

 

3. Krishti Shpëtimtar, dhe Shëlbuesi ynë,

sepse midis nesh, banon prania e Tij.

Prijës dhe Bari për njerëzimin mbarë.

 

 

KURDOHERË

 

Ref. Kurdoherë, kurdoherë,

Ty, o Krisht, do të dëshmojmë ne kurdoherë. (2x)

 

1. Sepse ti je Zoti ynë, sepse ti je Zoti ynë,

sepse ti je Zoti ynë përherë,

sepse ti je Zoti, ne pas teje do të shkojmë,

ty, o Zot, do t’adhurojmë,

sepse ti je Zoti ynë përherë. 

Ref.

 

2. Po ta japim besën sot, po ta japim besën sot,

po ta japim besën ty përherë,

po ta japim besën, ne pas teje do të shkojmë,

ty, o Zot, do t’adhurojmë,

po ta japim besën ty përherë. 

Ref.

 

3. Sepse ti je shpresa jonë, sepse ti je shpresa jonë,

sepse ti je shpresa jonë përherë,

sepse ti je shpresa, ne pas teje do të shkojmë,

ty, o Zot, do t’adhurojmë,

sepse ti je shpresa jonë përherë. 

Ref.

 

4. Po ta falim jetën tonë, po ta falim jetën tonë,

po ta falim jetën tonë përherë,

po ta falim jetën, ne pas teje do të shkojmë,

ty, o Zot, do t’adhurojmë,

sepse ti je jeta jonë përherë. 

Ref.

 

 

KUSH DO T’NA NDAJË

 

1. Kush do t’na ndajë, nga dashuria e Tij,

vuajtja ndoshta, ndoshta dhe shpata?

As vdekja, as jeta, nuk do të na ndajë,

nga dashuria për Krishtin Zot! (2x)

 

2. Kush do t’na ndajë, ne nga paqja e Tij,

Persekutimi, ndoshta dhimbja?

Asnjë fuqi, nuk do të na ndajë,

nga ai i cili ka vdekur për ne! (2x)

 

3. Kush do t’na ndajë, nga g’zimi i tij,

kush do t’na mohojë, faljen e tij?

Askush në botë, nuk do t’na largojë,

ne nga jeta me Krishtin Zot! (2x)

 

 

LARTËSONI, O DYER, BALLNIKËT TUAJ

 

Ref. Lartësoni, o dyer, ballnikët tuaj!

Lartësohuni, o dyer, të amshueshme,

që të hyjë Mbreti i lavdisë,

që të hyjë Mbreti i lavdisë!

 

1. E Zotit është toka dhe gjithçka ajo ka,

rruzulli mbarë e të gjithë banorët e tij.

Mbi dete Ai e themeloi,

mbi lumenj e bëri të qëndrueshme. 

Ref.

 

2. Kush do të ngjitet në malin e Zotit,

kush do të rrijë në vendin e tij?

Ai që i ka duart e pafajshme

dhe zemrën e pastër. 

Ref.

 

3. Ky do ta marrë bekimin prej Zotit,

shfaj’simin e Hyjit, Shëlbuesit të vet.

E tillë do të jetë breznia

e atyre që e kërkojnë Zotin. 

Ref.

 

 

LAVD’ E NDERA T’QOFTË, O ZOT

 

1. Lavd’ e ndera t’qoftë, o Zot,

pushtet plot e vetë madhnia,

Toka mbarë Hyj Sabaot,

t’lëvdon Ty o vetë Fuqia.

Ty që s’pate kurrë fillim

as s’ke kurrë për t’pasë mbarim! (2x)

 

2. Ej’t prej qielli n’fluturim,

serafinët me kerubina.

Drejt kah toka që Ty të th’rret,

dirgjen s’naltit plima, plima.

Shenjt t’përsh’ndesin pa pushim,

Shenjt! O Shenjt qysh në amshim. (2x)

 

3. Tuba e apostujve t’lëvdon,

dëshmitarë, profetë e virgj’nesha.

Çeta e martir’ve të madhnon,

edhe e qiellit e tokës mbret’nesha.

Çka krijove n’rruzullim,

t’adhuron Zot, me t’madh prunjim. (2x)

 

4. Deh pra i lum, Ti mos na l’sho,

dhimbshëm Zot tu’ na bekue.

Pshtona armiqsh, për ne qëndro,

shpirt e trup Ti tu’ na i pshtue.

E at’herë Ty për amshim,

do t’k’ndojm’ lavde, o Zot, me g’zim. (2x)

 

 

LAVDËRONI ZOTIN

 

Ref. Lavdëroni Zotin ju këmbana

e zemra njerëzore.

Uluni në gjunjë para tij

Ju, o njerëz, të trishtuar.

 

1. Lotët tuaj do t’i fshijë,

mbrojta juaj do të jetë. 

Sepse ai është Zoti i mëshirshëm

dhe i amshuar!  

Ref.

 

2. Është në dije i pakufi,

Shenjt, është Zoti dashuri.

Nga breznia në brezni,

do t’i këndojmë! 

Ref.

 

 

LAVDI EMRIT TËND

 

1. Lavdi emrit tënd! Aleluja, aleluja!

Zoti, Hyj’ i gjithësisë! Aleluja, aleluja!

 

Ref. Gloria, Gloria! Aleluja! (2x)

 

2. T’i këndojmë Zotit tonë! Aleluja, aleluja!

Ka bërë mrekulli! Aleluja, aleluja! 

Ref.

 

3. Është Krijuesi ynë! Aleluja, aleluja!

Është besnik n’dashuri! Aleluja, aleluja! 

Ref.

 

4. Duart i ngre n’emër t’Tij! Aleluja, aleluja!

Gjithmonë do ta lëvdoj! Aleluja, aleluja! 

Ref.

 

 

LAVDI, LAVDI, I BEKUAR JE, O ZOT

 

Ref. Lavdi, lavdi, i bekuar je, o Zot! (2x)

 

1. Këtë bukë e këtë verë, te ti ofrojmë, o Zot.

Janë dhuratat e dashnis’ sate, ushqim për njerëzimin.

I bekuar je ti, o Zot, për tryezën që na shtron.

Bëj që rreth këtij altari, të jetojmë në v’llazëri. 

Ref.

 

2. Këtë jetë që na dhuron, Ty sot po ta ofrojmë.

Ditët tona t’i jetojmë, në fe e thjeshtësi.

I bekuar je ti, o Zot, për Bukën që ofron.

Le të bëhet Trupi yt, shëlbimi i jetës sonë. 

Ref.

 

 

LE TA BEKOJMË ZOTIN TONË

 

Ref. Le ta bekojmë Zotin tonë, 

i qoftë nder e lavdi tash e përgjithmonë!

 

1. Krijesa të Zotit, bekojeni Zotin,

engjëj të Zotit, bekojeni Zotin!

Diell e hënë, bekojeni Zotin,

yje të qiellit bekojeni Zotin! 

Ref.

 

2. Erëra e ujëra, bekojeni Zotin,

zjarr e nxehtësi, bekojeni Zotin!

Brymë e shi, bekojeni Zotin,

akull e borë, bekojeni Zotin! 

Ref.

 

3. Vetëtima e bubullima, bekojeni Zotin,

netë e ditë, bekojeni Zotin!

Re e acar, bekojeni Zotin,

dritë e errësirë, bekojeni Zotin! 

Ref.

 

4. Male e kodra, bekojeni Zotin,

zogjtë e qiellit, bekojeni Zotin!

Dete e lumenj, bekojeni Zotin,

egërsira e bagëti, bekojeni Zotin! 

Ref.

 

5. Bimët e dheut, bekojeni Zotin,

bij’ të Izraelit, bekojeni Zotin!

Peshqit e detit, bekojeni Zotin,

bij të njer’zve, bekojeni Zotin! 

Ref.

 

6. Shpirt’rat e të drejtëve, bekojeni Zotin,

shërbëtorë të Zotit, bekojeni Zotin!

Të përvuajturit në zemër, bekojeni Zotin,

shenjtërit e Zotit, bekojeni Zotin! 

Ref.

 

 

LËVDOJE, LËVDOJE, JERUSALEM

 

Ref. Lëvdoje, lëvdoje, Jerusalem.

Lëvdoje Sion Hyjin tënd,

Sepse vetë Zoti ty të rindërton

e në ty bijtë e tu i bashkon.

 

1. Sa u g’zova kur më thanë:

“Të shkojm’ në shtëpin’ e Zotit.”

Amen, aleluja! 

Ref.

 

2. Qoftë bekuar Ai që vjen, 

në emër të Zotit.

Amen, aleluja! 

Ref.

 

3. Zoti është Bariu im,

asgjë nuk më mungon.

Amen, aleluja! 

Ref.

 

4. O sa bukur kur jetojmë, 

së bashku si vëllezër.

Amen, aleluja! 

Ref.

 

5. T’i këndojmë një këngë të re,

sepse bëri mrekulli.

Amen, aleluja! 

Ref.

 

 

MBARË TOKA T'I KËNDOJË ZOTIT

 

1. Mbarë toka t’i këndojë Zotit,

ta lëvdojë madhërinë e tij.

Drita e jetës në çdo anë,

i madhërueshëm shenjt’ri.

Le të thonë kombet në gjithë botën,

askush nuk është i njëjtë me ty.

Veprat e tua janë të mëdha,

Mbret i gjithësisë je ti.

 

2. Zot vetëm ti bën mrekulli,

me forcën tënde t’pakufi.

Ti shpëtimtar i mbarë njer’zimit,

nga e trishtueshmja robëri.

Ti vë në provë mbarë botën,

dhe e vlerëson në besnikëri.

Frymën marr nga drita jote,

në dashuri e n’përjet’si.

 

 

ME DASHNIN’ TËNDE

 

Ref. Me dashnin’ tënde, me forcën tënde,

Jezus mbushe jetën time. (2x)

 

1. E unë do t’adhuroj, me gjithë zemër,

e unë do t’adhuroj me gjithë mendje,

e unë do t’adhuroj me gjithë forcën,

Ti je Zoti im! 

Ref.

 

2. E unë do ta kërkoj, fytyrën tënde,

e unë do ta kërkoj, me gjithë mendje,

e unë do ta kërkoj, me gjithë forcën.

Ti je Zoti im, Ti je Hyji im, je Zoti im!

 

 

ME HIRIN TËND

 

1. Me hirin tënd, o Zot, shiko,

mbi botën mbarë kudo.

Mbi ne ti sytë e tu lësho,

na prij me dritë hyjnore.

 

2. Me hirin tënd ti na drejto,

dhe afër nesh qëndro.

Nga jeta jonë mos u largo,

o Zot na merr për dore.

 

3. Kjo jetë e shkurtë e plot hidh’rim,

kalon me shumë nxitim.

Por hapat tanë kanë një drejtim,

n’takim në jetë qiellore.

 

 

ME K'TO T'MIRA

 

1. Me k’to t’mira t’kota t’rrejshme,

Ti, o botë, për mu s’je ma.

Gjith’ dëshirat i kam nda,

Jezu Krishtit falë ia kam.

 

Ref. Zemra e Krishtit, Zotit tonë,

ban që ty të du’m gjithmonë. (2x)

 

2. Jezu Krisht tash zemra ime,

tjetër s’don veç se dashni.

Ty po t’falem gjithë unji,

du’ me ndejt me ty gjithmonë.

Ref.

 

3. Zemrës sime Krisht, po t’lutem,

n’zemër tënde vend me i ba.

S’kam çka t’lyp të mira ma,

veç të rrijë me ty gjithherë.

Ref.

 

 

MË RUAJ, O ZOT

 

1. Pa ty o Zot unë nuk kam jetë,

sepse për gjithçka ti kujdesesh.

Të gjitha veprat që ti i ke bërë,

janë të mrekullueshme.

 

Ref. Më ruaj, o Zot, se n’ty shpresoj,

më ruaj, o Zot, se n’ty shpresoj! (2x)

 

2. Në dorën tënde është jeta ime,

i sigurt jam se ti më mbron.

Galdon e këndon zemra ime,

në Hyjin Shpëtimtar. 

Ref.

 

 

ME SHUMË KALLINJ

(Zoti ynë na fton)

 

1. Me shumë kallinj bëhet buka e vetme,

shumë vile rrushi bëhen verë.

E me shumë njer’z bëhet bashkësia,

në të nuk lind as vdes i vetëm.

 

Ref. Ja Zoti ynë na fton të gjithë,

që të mos birret askush prej nesh. (2x)

 

2. Rreth sofrës Krishti na thërret prore,

t’jemi t’bashkuar n’shenjtën fe.

Kjo bukë e jetës, bukë qiellore,

ushqim i shpirtit është për ne. 

Ref.

 

3. Është bukë e vetme që t’kushtohet,

dhe bëhet Trup i Krishtit Zot.

Është mu kjo verë që po dhurohet,

në gjak të Krishtit nuk shnd’rrohet kot. 

Ref.

 

 

MERR KËTË DHURATË

 

1. Merr këtë dhuratë, o Zoti ynë:

përdore për shëlbimin e mbarë botës sonë.

Shndërroje ti, o Atë,

që shërbesa e vet të jetë,

rruga që na çon tek ti, o Zot.

 

2. Bashkë me ne pra këtë bukë dhe verë,

shndërroje ti në trupin dhe në gjakun tënd.

Na ushqe me trupin tënd,

na plot’so me shpirin tënd,

na bashko në një familje t’shenjt’.

 

 

MERRE JETËN TIME

(Burimi i jetës)

 

1. Merre jetën time, merre ti, o Zot,

e flaka jote djegtë në zemrën time!

Gjithë qenia ime dridhet për ty,

je Zoti im, o Hyjnori Mbret.

 

Ref. Burimi i jetës, paqes, dashurisë,

ty të thërras natë edhe ditë.

Ji mbështetja ime, më drejto pra ti.

më jep ti jetë, o e mira ime!

 

2. Nga i keqi, më ruaj, o Zot,

eja g’zimi im, plotësia e fesë.

Nëse nata e zezë, sytë e mi err’son,

bëhu ylli im, shkëlqe para meje! 

Ref.

 

3. Ja mëngjesi i ditës së re,

dielli i bukur shkëlqen në qiell.

Krishti afrohet, përse të vuajmë.

ta ngremë kokën, Zoti është këtu! 

Ref.

 

4. Kur, o Zot, do t’kemi arritur,

në shtëpinë tënde do të shkëlqejmë,

bashkë me shenjtërit, të pastër në zemër,

të gëzojmë me ty, dashuri e përjetshme. 

Ref.

 

 

MERRNI E HANI

 

Ref. Merrni, merrni e hani:

ky është trupi im, dhuruar për ju!  

Merrni, merrni e pini:

ky është gjaku im, i derdhur për ju!

 

1. Ai që han, trupin tim,

nuk do të vdesë, por do të jetojë.

Ai që pin gjakun tim,

nuk do të vdesë jo, por të do jetojë. 

Ref. 

 

 

MISTERI I DARKËS

 

1. Misteri i Darkës është Trupi i Jezusit.

Misteri i kryqit është Gjaku i Jezusit.

Kjo bukë e kjo verë është Krishti mes nesh:

Jezusi i ngjallur do t'jetë gjithmonë me ne.

 

2. Misteri i Kishës është Trupi i Jezusit.

Misteri i paqes është Gjaku i Jezusit.

Kjo bukë që po hamë, vëllezër do t'na bëjë:

rreth këtij altari do t'rritet dashuria.

 

3. Misteri i Kishës është Trupi i Jezusit.

Misteri i paqes është Gjaku i Jezusit.

Ky kelk i Krishtit, vëllezër do t'na bëjë:

rreth këtij altari njësia rilind.

 

 

MOS E ADHURO ASKËND, PËRVEÇ ATË

 

1. Mos e adhuro askënd, përveç Atë,

mos e adhuro askënd, përveç Atë!

Mos e adhuro askënd, askurrë, 

mos e adhuro askënd, askurrë!

Mos e adhuro askënd, përveç Atë!

 

2. Mos kërko gëzim n’askënd, përveç n’Atë, 

mos kërko gëzim n’askënd, përveç n’Atë!

Mos kërko gëzim n’askënd, askurrë, 

mos kërko gëzim n’askënd, askurrë!

Mos kërko gëzim në askënd, përveç n’Atë!

 

3. Mos ngul sytë e tu n’askënd, përveç n’Atë, 

mos ngul sytë e tu n’askënd, përveç n’Atë!

Mos ngul sytë e tu n’askënd, askurrë, 

mos ngul sytë e tu n’askënd, askurrë!

Mos ngul sytë e tu n’askënd, përveç n’Atë!

 

4. Vetëm Jezusi mund ta japë jetën ty,

vetëm Jezusi mund ta japë jetën ty!

Mos e adhuro askënd askurrë,

mos kërko gëzim n’askënd askurrë,

mos ngul sytë e tu n’askënd përveç n’Atë!

 

 

NA KE USHQYER

 

1. Na ke ushqyer ti ne, o Zot, 

buka e gjallë e mirësisë.

Ungjilli yt, o Zoti ynë,

nga e vërteta na drejton.

T’falenderojmë, o Zot Jezus.

Rri me ne e mos na lësho,

mik i vërtetë je vetëm Ti.

 

2. Në sofrën tënde me gëzim,

me fe të gjallë ne të kremtojmë,

Trini e shenjtë po të lusim,

paqja në botë të mbretërojë.

Te ne ke ardhur për dashuri.

Je i fshehur në përvujt’ri.

Shpëtimtari ynë je Ti.

 

3. Krisht, o Fjalë, e gjith’pushtetshme,

i mirësisë je burim.

Fjala e jetës e vërtetë,

drejtona ne me urtësi.

Një ditë me ty përherë do t’jemi,,

bashkë përherë me ty do t’jemi.

Jezus Zot e Hyji ynë.

 

 

NE DO T’RRIMË ZGJUAR

 

Ref. Gjatë natës, o Hyj, ne do t’rrimë zgjuar,

me llamba ndezur, të veshur si për festë:

herët  Ti do t’vish e do t’jetë ditë.

 

1. Gëzohuni ndërsa e pritni Zotin!

Papritmas do t’arrijë zëri i tij.

Kur Ai të vijë, ju t’jeni gati,

do t’ju quaj miq përgjithmonë. 

Ref.

 

2. Mblidhni për ditën e jetës,

ku gjithçka do t’jetë e re në amshim!

Kur Ai të vijë ju t’jeni gati,

do t’ju quaj miq përgjithmonë. 

Ref.

 

 

NE E DUAM KRISHTIN

 

1. Ne e duam Krishtin, Krishti na do ne,

Ai çdo njeri e afron me dashuri.

 

2. Krishti është shëlbuesi ynë, dhe Bari i mirë,

Ai e do çdo fëmijë, me zemër krejt pastri.

 

3. Krishtin s’bashku ta lëvdojmë, dhe pas tij të shkojmë,

sepse vetëm Ai na shpie në lumturi.

 

4. Eni, eni me shpejti, Krishtin ta lëvdojmë,

këngë të bukura t’i këndojmë me brohori.

 

5. Tash njëzëri ta lart’sojmë, këngën plot hare,

Krishtit Zotit tonë përherë i qoftë lavdi.

 

 

NE JEMI V’LLEZËR

 

1. Ne jemi v’llezër sepse Krishti na bashkon, (3x),

na ndez me dashuri.

 

Ref. Krishtit pra i qoftë lavdia,

Krishtit pra i qoftë lavdia.

Krishtit pra i qoftë lavdia,

përherë me dashuri!

 

2. Ne jemi v’llezër sepse Krishti na sundon, (3x),

na prin në lumturi. 

Ref.

 

3. Ne jemi v’llezër sepse Krishti na mëson, (3x),

na shndrit me dituri. 

Ref.

 

4. Ne jemi v’llezër sepse Krishti na drejton, (3x),

na mban në harmoni. 

Ref.

 

 

NË KRISHTIN JE PAGËZUAR

 

Ref. Në Krishtin je pagëzuar,

në zemër ti duhet ta mbash.

Ti që me ujë je pastruar,

do t’nisësh një jetë të re.

 

1. Zoti Atë ju liroi,

ju dha një jetë të re.

Dhe që ti të jesh i shenjt’ siç do vet Zoti,

pastaj me vaj qe lyer. 

Ref.

 

2. Je një krijesë e re,

je veshur me Krishtin Zot.

Dhe shfaq me fjalët e tua e veprimet,

dinjitetin tënd në të. 

Ref.

 

3. Prano dritën e Tij,

dhe lëre të ndriçojë.

Ec gjithmonë n’kët drit’ me zemrën tënde,

dhe mëkatin digj me zjarr. 

Ref.

 

 

NE, O ATË, TË PARAQESIM

 

1. Ne, o Atë, t’paraqesim, 

frytet e tokës, Bukën, Verën.

 

Ref. Prano dhuratë, prano dhuratë, o Ati im. (2x)

 

2. Me dhurata prano, o Atë, 

zemrat tona, o Prijës qiellorë. 

Ref.

 

3. Prano dhimbjet e gëzimet, 

m’katet tona na i fal neve.

Ref.

 

 

NE SI V’LLEZËR TË BASHKUAR

 

1. Ne si v’llezër të bashkuar,

te altari jemi afruar.

Eja, Jezu mos vono,

zemrat tona ti gazmo. (2x)

 

2. Ne si v’llezër të një feje,

Ja, o Krisht, jemi pranë teje.

Zemrat tona plot pastri,

ndiz me tënden dashuri. (2x)

 

 

NGASH’NJIMI

 

1. Të dua Ty, o Zot, n’zemrën time t’adhuroj,

të dua ty, o Jezus, n’sy të v’llait kur t’takoj.

Të dua kur më flet, n’heshtje t’dhimbjes të dëgjoj,

të dua se më do, përgjithmonë të dashuroj.

 

Ref. Çdo ditë, o Zot, n’jetën time ti vjen,

çdo ditë me dashuri, zemrën time e ngash’njen.

 

2. Më ngash’njeve ti, o Zot, unë leojva të ngash’njehem,

n’zemrën time ti e ndeze, një zjarr t’fortë të dashurisë.

U mundova që ta mposht, fjalës tënde që t’i shmangem,

por me dorën tënde t’fortë, n’jetën time mbizot’rove. 

Ref.

 

 

O ATË, QË NA KRIJOVE

 

1. O Atë, që na krijove,

e na fal çdo të mirë.

Frytet e tokës dhe punës,

i kemi sjell te ti.

 

Ref. Pranoje ti, o Zot,

çka morëm ne nga ti.

Bekoje për ne sot,

që t’jetë e shenjtja fli.

 

2. Si kokrra gruri dhe rrushi,

bashkohen në bukë e në verë.

Ti zemrat tona bashkoi,

në t’vetmen dashuri. 

Ref.

 

 

O BUKË E SHUGURUAR

 

1. O Bukë e shuguruar, 

ti trup i Krishtit je,

që lindur prej Zoj’s t’bekuar,

në kryq ke vdek’ për ne.

 

2. O verë e shuguruar,

ti gjaku i Krishtit je.

Nga zemra e shporuar,

në kryq je derdh për ne.

 

 

O DRITË RREZATUESE

 

Ref. O Dritë rrezatuese,

shkëlqim i amshuar i Atit,

Krisht, ti je Zot për jetë e mot!

 

1. Je ti që ndriçon, je ti që na ngroh.  Ref.

2. Je ti që pastron, je ti që ngush’llon.  Ref.

3. Je ti që jep jetë, je ti ai që ngjall.  Ref.

4. Je ti që na flet, je ti që na prin.  Ref.

5. Ti ne na zbulon, fytyrën e Atit.  Ref.

6. Ti ne na dhuron, Shpirtin tënd të Shenjtë.  Ref.

7. Ti ne na bashkon, në Kishën e Shenjtë.  Ref.

 

 

O HYJ I GJITHËSISË

 

1. O Hyj i gjithësisë, o burim i mirësisë,

buka që na ofron, e kushtojmë te Ti,

është fryt i tokës dhe i punës së njeriut,

le të bëhet në tryezë, bukë e jetës së pasosur.

 

2. O Hyj i gjithësisë, o burim i mirësisë,

vera që na ofron, e kushtojmë te Ti,

është fryt i hardhisë dhe i punës së njeriut,

le të bëhet në tryezë, pije shpirtërore.

 

 

O HYJ, PËRPARA TEJE

 

1. O Hyj, përpara teje, përmbyset krishtërimi.

Drejtuar ne nga feja, t’adhurojm’ me përvujt’ri.

Si fli po të kushtojmë të vetmin tëndin Bir.

Denjohu ta pranosh dhe ki për ne mëshirë! (2x)

 

2. O Hyj, nën mbrojtjen tënde, krejt frika m’është larguar.

As vdekjes nuk i trembem, se ti tash je me mua.

O Zot në dorën tënde po e lë unë fatin tim.

Qëndro gjithmonë me mua dhe frikë nuk do të kem. (2x)

 

 

O Hyj, TI QOFSH LËVDUAR

 

1. O Hyj, ti qofsh lëvduar, je Zot i gjithësisë.

Që frytet i ke krijuar, si shenjë të mirësisë.

Ja bukën ti pranoje, kët’ fryt të punës sonë,

me hirin tënd shenjt’roje, për shujtë të shpirtit tonë!

 

2. O Hyj ti qofsh bekuar, je Atë i dashurisë.

Që frytet i ke krijuar, si shenjë të bujarisë.

Ja verën ti pranoje, kët’ fryt të punës sonë,

me hirin tënd shenjt’roje, në jetë të shpirtit tonë!

 

 

O TRINI

 

1. O Trini, pranoje këngën tonë,

që ne sot të lartësojmë Ty,

drita jote shkëlqen brenda zemrës

së çdo njeriu që beson në Ty.

 

2. Lavdërojmë Atin e lavdisë s’amshuar,

që mban gjithçka në mirësinë e tij.

O Krijues, burim i jetës,

ne t’adhurojmë, madhështi e amshuar.

 

3. Ty të këndojmë,  o Fjalë e jetës,

Bir i amshuar, e i vërtetë.

Për dashuri je Biri i njeriut,

je Shpëtimtar i njer’zimit mbarë.

 

4. Shndrit pafund’sisht, o Shpirt i Zotit,

zjarr i gëzimit dhe i dashurisë.

Ti je paqja, je ngush’llimi,

dhuratë e hirit, ne jetojmë në Ty.

 

5. O Trini bashk’si e dashurisë,

gjithçka ndez me t’madhen dashuri.

Ne t’adhurojmë, o Zot, i amshuar, 

në Ty besojmë e shpresojmë në Ty.

Amen!

 

 

O UJË I SHENJTË

 

1. O ujë i shenjtë, që rrjedh për ne,

aleluja, aleluja,

nga tempulli i shenjtë i Hyjit,

aleluja, aleluja.

 

2. Kudo arrin ky ujë i shenjtë,

aleluja, aleluja,

gjithçka do të shërohet,

aleluja, aleluja.

 

3. Në ty, o Krisht besojmë gjithmonë,

aleluja, aleluja,

me dritën tënde na ndriço,

aleluja, aleluja.

 

4. Do të galdojmë, do të këndojmë,

aleluja, aleluja,

në shekuj të shekujve

aleluja, aleluja.

 

5. O Kishë e shenjtë, galdo kët’ natë,

aleluja, aleluja,

për këta bij të tu të rinj,

aleluja, aleluja.

 

 

O ZOT, GËZIMI I JETËS SIME

 

1. O Zot, gëzimi i  jetës sime,

ti je ngush’llimi i shpirtit tim.

Pranoje lutjen e zemrës sime,

qysh tash e deri në amshim.

Besoj në Ty, o Zoti im,

Trini e Shenjtë për amshim!

 

2. Kur forca ime, o Zot, dob’sohet,

dhe nata shpejt afrohet.

Dora jote më forcon,

dhe zemra bashkë me ty pushon.

Qëndro me ne gjithmonë, o Zot,

dhe nga rreziku ti na mbro!

 

3. Kur Kisha jote ty të lutet,

o Zot, dëgjoja zërin.

Me hiret tua gjithmonë mbushe,

që ta lëvdojë Emrin tënd.

Ty të dëshmon bota mbarë,

Shëlbuesi ynë je ti, o Zot!

 

 

O ZOT, NUK JAM I DENJË

 

1. O Zot, nuk jam i denjë,

o Zot, nuk jam i denjë,

altarit me iu afru;

por bëj bëj që t’jem i denjë,

por bëj që t’jem i denjë,

me ty me u bashku.

 

Ref. Kjo është dëshira ime,

të lutem ma plot’so,

që t’vish në zemrën time,

që t’vish në zemrën time.

O Jezu, o Jezu, o Jezu, o Jezu.

O Jezu, mos vono!

 

2. O Zot, e mira ime,

o Zot, e mira ime,

ushqimi i shpirtit tim.

Bano në zemrën time,

bano në zemrën time,

dhe mbushe me gëzim. 

Ref.

 

 

O ZOT, TI NE NA GAZMO

 

1. O Zot, ti ne na gazmo, o Zot, ti ne na gazmo,

dhe zemrat tona ti bashko, dhe zemrat tona ti bashko.

Jep paq’ dhe lumturi, me tënden dashuri.

 

2. O Zot, ti ne na shiko, o Zot, ti ne na shiko,

dhe lutjet tona ti dëgjo, dhe lutjet tona ti dëgjo,

prano kët’ shenjte fli, me tënden dashuri.

 

3. O Zot, ti ne na beko, o Zot, ti ne na beko,

dhe veprat tona ti shenjt’ro, dhe veprat tona ti shenjt’ro,

mbarë botën ndeze ti, me tënden dashuri.

 

 

O ZOTI IM, TI QOFSH LËVDUAR

 

Ref. O Zoti im, ti qofsh lëvduar! (4x)

 

1. Se ti botën e ke krijuar,

me të mira e ke hijeshuar.

Ti krijove hapësirë qiellore,

dhe çka gjendet përmbi tokë prore. 

Ref.

 

2. Qielli, toka gjithë rruzullimi,

dielli, hëna e krejt shkëlqimi.

Fushat, malet e gjithë blerimi,

janë prej teje, o Zot amshimi. 

Ref.

 

3. Më i miri ndër krijimin,

rreth e rrotull që ka natyra.

Është njeriu që prej gëzimi,

po këndon këngë falënderimi. 

Ref.

 

 

O ZOTI IM, PËRPARA GJITHË KRIJIMIT

 

1. O Zoti im, përpara gjithë krijimit,

të lartësoj për veprat që ke bërë.

Qielli dhe yjet, malet, lumenjtë dhe deti,

shpallin urtinë e Atij që i krijoi.

 

Ref. At’herë me g’zim, do të këndoj për ty,

O Zot, i madh, o Zot, i madh! (2x)

 

2. Kur nëpër rrugë shëtis, sa shumë kënaqem,

duke dëgjuar zogjtë që cicërojnë.

Dhe kur shëtis në fushat plot me lule,

zemra dhe shpirti kërcejnë prej haresë. 

Ref.

 

3. Dhe kur mendoj se Zoti i mëshirshëm,

Birin e vet në botë e dërgoi.

Dhe ky pa faj, pranoi m’katet tona,

Unë s’ hesht por them: O Zot, t’falenderoj! 

Ref.

 

4. Kur në lavdi Jezusi do të kthehet,

dhe do t’më marrë me vete në Parajsë.

Me përvujt’ri do t’ulem n’adhurim,

do të thërras: Vërtet je Zot i madh! 

Ref.

 

 

POPULLI YT NË ECJE

 

Ref. Populli yt në ecje, lyp tek ti udh’heqjen,

në rrugën drejt mbret’risë sate,

na forcon me trupin tënd.

Qëndro gjithmon’ me ne, o Zot!

 

1. Është buka jote, Zot që na jep forcë,

siguron më shumë hapin tonë.

Nëse forca jonë gjatë udhës dobësohet,

dora jote me kënaqësi fal shpresën. 

Ref.

 

2. Është vera jote, Jezus, që largon etjen,

dhe zgjon tek ne dëshirë për të të ndjekur.

Nëse vuajtja largon g’zimin nga zemra,

zëri yt bën të na rilindë freskia. 

Ref.

 

3. Është trupi yt, Jezus, që na bën kishë,

na bashkon si vëllezër n’rrugët e jetës.

Nëse fyerja largon dritën e miq’sisë,

nga zemra jote lind një falje e re. 

Ref.

 

4. Është gjaku yt, Jezus, shenjë e amshuar,

e të vetmes gjuhë të dashurisë.

Nëse të dhurohemi na kërkon fe,

Shpirti yt do t'na japë çdo siguri. 

Ref.

 

5. Dhuratë e jotja, Jezus, është feja jonë,

na urdh'ron që ta shpallim në mbarë botën.

Nëse Kisha s'është e hapur ndaj njeriut,

zjarri yt i dëfton asaj misionin. 

Ref.

 

 

PRANO KËTO DHURATA

 

1. Prano këto dhurata, Ati ynë,

bukën, verën shnd'rroi ti.

Prano këngët edhe lutjet tona,

ia kushtojm’ dhurat’ dashnis tënde t’pakufi.

 

2. Dëshirojmë gjithmonë të shkojmë pas teje,

kush është me ty botën mbizot’ron.

Nëpër ty ne jeta na përt’rihet,

e me Gjakun tënd, edhe ne bëhemi një.

 

 

PRANO, O ZOT, DHURATAT TONA

 

1. Prano, o Zot, dhuratat tona,

në kët’ takim të mistershëm.

Në varfërin’ tonë, dhe në madhërin’ tënde.

Ne t’i dhurojmë gjërat,

që ti vetë na i ke dhënë,

dhe ti si shpërblim na dhuron,

na dhuron vetveten.

 

 

QIELLI E TOKA

 

Qielli e toka, rruzullimi mbarë

Ty, o Mbret, amshimi sot po të dëshmon.

Himne lavdie, krishterimi mbarë,

me gëzim në zemër, sot po të këndon.

 

Ty lavdi, o Jezus, dritë e jetë për ne!

Ty lavdi, o Jezus, t’qoftë për jetë e mot!

Prore: “Hosana” brohorasim ne,

Ty të adhurojmë, Shpëtimtari ynë.

 

 

QOFSH LËVDUAR

 

Ref. Qofsh lëvduar Zoti im, qofsh lëvduar,

qofsh lëvduar Zoti im! (2x)

 

1. Për bukën e gjallë dhe gjakun e derdhur,

t’lëvdojmë, o Jezus, Bariu ynë i mirë. (2x) 

Ref.

 

2. Për dashurinë dhe faljen e m’kateve,

t’lëvdojmë, o Jezus, Bariu ynë i mirë. (2x) 

Ref.

 

3. Për dërgimin e Shpirtit Shenjt,

t’lëvdojmë, o Jezus, Bariu ynë i mirë. (2x) 

Ref.

 

4. Për gëzimin dhe vuajtjet tona,

t’lëvdojmë, o Jezus, Bariu ynë i mirë. (2x) 

Ref.

 

5. Për Marinë, Mbretëreshën e paqes,

t’lëvdojmë, o Jezus, Bariu ynë i mirë. (2x) 

Ref.

 

 

RRI ME NE, O ZOT, NË MBRËMJE

 

1. Rri me ne, o Zot, në mbrëmje,

rri me ne e do t'kemi paqen!

 

Ref. Rri me ne, mos na lër:

nata s'do t'vijë më kurrë.

Rri me ne, mos na lër

në rrugët e botës, o Zot.

 

2. Do t'ju çojmë te vëllezërit tanë,

do t'ju çojmë nëpër rrugë. 

Ref.

 

3. Unë dua t'ju jap këto duar,

dua t'ju jap zemrën time! 

Ref.

 

 

SAMUEL

 

Ref. Samuel, Samuel, Samuel, Samuel?

 

1. Nata ime nuk mbaron askurrë,

edhe drita nuk shuhet gati kurrë.

Nuk të kisha njohur,

por dëgjova zërin tënd. 

Ref.

 

2. Ëndrrave u thashë “jeni ju”

që shqet’soni jetën time kotësisht.

Ndoshta jo nuk jemi ne,

është një tjetër që të th’rret. 

Ref.

 

3. E kuptova ishe Ti, o Zot,

dhe të thash fol se unë po të dëgjoj.

Dhe kështu të kam njohur,

kam dëgjuar zërin tënd. 

Ref.

 

4. Ti je i imi që kur të krijova,

drita ime tashmë ecën bashkë me ty.

Shko në botë me dashuri,

bëj të njohur zërin tim. 

Ref.

 

5. Nëse duhet t’vuash n’emrin tim,

do t’jap fjalën time në atë çast.

Shpirti im të udhëheq,

unë të mbaj në duart e mia. 

Ref.

 

 

SË BASHKU T’I KËNDOJMË

 

1. Së bashku t’i këndojmë të tejetlartit Zot,

Atij për jetë e mot, k’to zemra t’ja kushtojmë.

 

Ref. Ty të falenderojmë, ty po të bekojmë, o Zot,

Ty të falenderojmë, Ty po të bekojmë! (2x)

 

2. Gjithkujt t’ia shpallim, mir’sinë e Hyjit tonë,

lavdi tjetër nuk do, veç të na japë shëlbim. 

Ref.

 

 

SI MARIA

 

1. Si Maria do të dua,

fjalën tënde t’ruaj unë.

Si Maria t’mbaj në zemër,

n’zemrën time, o Jezus.

 

Ref. Vetëm ty të përulem,

vetëm ty t’dorëzoj çdo gjë,

do të dua me gjithë zemër,

si Maria, o Jezus. (2x)

 

2. Si Maria do të dua,

dhimbjen ta ndaj unë me ty.

Si Maria të përcjell,

der’ te kryqi yt, o Zot.

Ref.

 

3. Si Maria do të dua,

rrugën tënde ta ndjek unë.

Si Maria të shërbej,

jetën time ta dhuroj. 

Ref.

 

 

SHALOM

 

1. Është paqja ime, që unë ta jap. 

Është paqja ime, që unë ta jap. 

Është paqja ime, që unë ta jap. 

E njëjta paqe, që Zoti ma jep.

 

Ref. Shalom, shalom,

Shalom paqja me Ty. (2x)

 

2. Është g’zimi im, që unë ta jap…  Ref.

3. Është shpresa ime, që unë ta jap...  Ref.

4. Është zemra ime, që unë ta jap...  Ref.

 

 

SHIHE K'TË DHURATË

 

1. Shihe k'të dhuratë, shihe Zoti im.

Gjithçka t’japim ne, o Zot, me ty me u bashku.

 

Ref. Në meshën tënde, është mesha jonë,

në jetën tënde, është jeta jonë. (2x)

 

2. Çfarë mund të dhurojmë, o Krijuesi ynë,

ja këtë varf’rinë tonë, merre ti, o Zot. 

Ref.

 

 

SHIHE, O ZOT

 

Ref. Shihe, o Zot, dhuratën që Ty t'pëlqen.

Kjo është jeta jonë, jeta që Ti na e dhe:

është dhurata jonë për Ty.

 

1. Ty nuk të pëlqen as ari, as argjendi.

Na dhurove zemrën, që të duam Ty. 

Ref.

 

2. Nëse për dashuri në botë ne do të vuajmë:

është dhurata jonë që ta ofrojmë, o Zot. 

Ref.

 

 

SHPIRTI I KRISHTIT

(Anima Christi)

 

Ref. Shpirti i Krishtit më shenjtëro.

Trupi i Krishtit më shpëto.

Gjaku i Krishtit më pastro.

Uj' i kraharorit t’Krishtit më laj.

 

1. Mundimi i Krishtit mua më forco.

O i ëmbli Jezus, ti më dëgjo.

Ndër plagët e tua,

mua më mbro, ti më mbro. 

Ref.

 

2. Mos lejo prej teje të ndahem.

Prej armikut t’shpirtit ti më del zot.

E në prag të vdekjes,

mua më thirr, ti më thirr. 

Ref.

 

3. E më urdh'ro që të vij te ti,

së bashku me shenjtër ty të lëvdoj.

Përgjithmonë e motit,

në jetë të jetës, Amen! 

Ref.

 

 

SHPIRTI I KRISHTIT (II)

 

1. Shpirti i Krishtit më shenjtëro,

trupi  i Krishtit më shpëto.

Gjaku i Krishtit më shëlbo,

uji i kraharorit më pastro

 

Ref. Lavdi Ty, për të madhen dashuri që ke,

lavdi ty, më dhurohesh mua.

Lavdi ty, për të madhen dashuri që ke,

o Zot, të dhurohem ty.

 

2. Mundimi i Krishtit më forco,

o i ëmbli Jezus më dëgjo.

Në plagët e tua më streho,

mos lejo që unë të ndahem nga ti. 

Ref.

 

3. Nga i keqi ti më mbro,

në çastin e vdekjes ti më fto.

Që të vij te Ti mua më urdhëro,

e me shenjt'rit e tu t'adhuroj. 

Ref.

 

4. Shpirti i Krishtit më shenjtëro,

trupi  i Krishtit më shpëto.

Gjaku i Krishtit më shëlbo,

uji i kraharorit më pastro.

 

Amen, amen. Amen, amen!

 

 

SHPIRTI I ZOTIT ËSHTË MBI MUA

 

Ref. Shpirti i Zotit është mbi mua,

Shpirti me vajin më shuguroi.

Shpirti më dërgoi,

për t'ia shpallur botës,

lajmin e mirë të shpëtimit.

 

1. Shpirti i urtisë është mbi mua,

për të ndriçuar në ecjen time.

Më jep një gjuhë të re,

për t'ia shpallur botës,

lajmin e mirë të shpëtimit.

 

2. Shpirti i forcës është mbi mua,

për të dëshmuar Fjalën e tij.

Më jep guximin e tij,

për t'ia shpallur botës,

lajmin e mirë të shpëtimit.

 

3. Shpirti i drojtës është mbi mua,

për të kumtuar faljen e tij.

Më jep një zemër të pastër,

për t'ia shpallur botës,

lajmin e mirë të shpëtimit.

 

4. Shpirti i paqes është mbi mua,

për të jetuar në lumturi.

Më jep një këngë të re,

për t'ia shpallur botës,

lajmin e mirë të shpëtimit.

 

5. Shpirti i dashurisë është mbi mua,

për ta dhuruar jetën time.

Më jep forc´n e tij,

për t'ia shpallur botës,

lajmin e mirë të shpëtimit.

 

 

TA LËVDOJMË ZOTIN TONË

 

1. Alelu-, Alelu-, Alelu-, Aleluja, Aleluja! (2x)

Aleluja - Aleluja, Aleluja- aleluja. (2x)

 

2. Ta lëvdojmë, ta lëvdojmë,

ta lëvdojmë Zotin tonë, me brohori! (2x)

Ne Zotin tonë, ta lëvdojmë, ne Zotin tonë ta lëvdojmë,

ne Zotin tonë, ta lëvdojmë, me brohori!

 

3. T'i këndojmë, t'i këndojmë,

t'i këndojmë Zotit tonë, me harmoni! (2x)

Ne Zotit tonë t’i këndojmë, ne Zotit tonë t'i këndojmë,

ne Zotit tonë t'i këndojmë, me harmoni!

 

4. Ta bekojmë, ta bekojmë,

ta bekojmë Zotin tonë, me dashuri! (2x)

Ne Zotin tonë ta bekojmë, ne Zotin tonë ta bekojmë,

ne Zotin tonë ta bekojmë, me dashuri!

 

 

TASH ME GAZMEND, KËNDOJMË LUMNISHT

 

1. Tash me gazmend, këndojmë lumnisht,

dhe të nderojmë, o Jezu Krisht.

Ti që sa herë me hire plot,

në zemrat tona vjen o Zot. (2x)

 

2. Tash me gazmend, këndojmë lumnisht,

dhe të lëvdojmë, o Jezu Krisht.

Ti Zot e njeri përnjëmend,

në zemrat tona po zen vend. (2x)

 

3. Tash me gazmend, këndojmë lumnisht,

dhe të bekojmë, o Jezu Krisht.

Me kryqin shenjt na ke shpërbly,

që na dikur me g’zu me ty. (2x)

 

4. Tash me gazmend, këndojm lumnisht,

dhe të premtojmë, o Jezu Krisht.

Me të dëshmue Ty përherë,

me të naltue lavd e nder. (2x)

 

 

TË BASHKUAR NË EMRIN E ZOTIT

 

Ref. Të bashkuar në Emrin e Zotit,

që n’altarin e Tij na ka mbledhur.

Të kremtojmë sot misterin e fesë,

që në dashurinë e Hyjit na bashkon. (2x)

 

1. Ti, o Zot, jetës sonë i jep kuptim,

na ndihmon të ecim bashkë me Ty.

Fjala jote është uji i jetës,

përgatitur ne tryezën tënde,

për ne që jemi këtu. 

Ref.

 

2. Duart tona, o Zot, pastroi,

drita jote mendjen t'na ndriçojë,

që prej fjalës të ndizet besimi.

E trupi yt që morëm në kungim,

të na japë shëlbimin. 

Ref.

 

 

TË GALDOJMË E TË GËZOJMË

 

Ref. Të galdojmë e të gëzojmë,

Zotit ne t’i japim lavde,

sepse erdhi dasma e Qengjit,

gati është Nusja e tij!

 

1. Ti, o Kishë e shenjtë e Zotit,

e bashkuar je në dashuri,

kullë e fortë në majën e malit,

llambë ndriçuese për njer’zimin. 

Ref.

 

2. Prej apostujve t’lavdishëm,

mbi t’vërtetën themeluar je,

gjaku i shenjtërve dhe i martir’ve,

forcë të jep në ecjen tënde. 

Ref.

 

3. Tempull je i Trinisë Shenjte,

vend i shenjtë i shpëtimit tonë,

dyert e tua hapur janë drejt botës,

njer’zve hir për t’u dhuruar. 

Ref.

 

 

THIRRJA

 

1. Ti në breg t'detit erdhe,

nuk kërkove të pasur e t’ditur,

por me zemër deshe të t'ndiqja.

 

Ref. O Zot ti më pe drejt e në sy,

me buzëqeshje emrin tim e shqiptove.

Dhe në breg unë e lashë barkën time,

që me ty në det tjetër të shkoj. (2x)

 

2. Ti mirë e dije se s’kisha,

n’barkën time as ar e as shpata,

por veç rrjetat e punës sime.

Ref.

 

3. Kjo zemra ime të duhej ty,

vuajtja e saj, leht’simi i njer’zve,

veç dashuri kjo ndjenjë kërkon.

Ref.

 

 

TI JE JETA IME

 

1. Ti je jeta ime, tjetër unë nuk kam,

ti je rruga ime, e vërteta ime.

Në fjalën tënde do të ec gjithmonë,

derisa do të kem jetë aq sa ti të duash.

Frikë nuk do të kem nëse je me mua,

po të lutem: rri me mua!

 

2. Besoj n'ty, o Zot, lindur nga Maria,

Bir i shenjtë e i amshuar, njeri si ne.

Vdekur për dashuri, në mes nesh i gjallë:

je një gjë e vetme me Atin dhe me ne.

Deri kur - unë e di - ti te ne do t'khehesh,

për të hapur mbretërinë e Hyjit.

 

3. Ti je forca ime, tjetër unë nuk kam,

ti je paqja ime dhe liria ime.

Asgjë kurrë në jetë, nuk do të na ndajë,

sepse dora jote e fortë, nuk do t'më lëshojë.

Nga çdo e keqe - unë e di - ti do t’më lirosh,

e në m'shirën tënde do t'jetoj.

 

4. Ati i jetës, ne besojmë në ty,

Bir, Shëlbues ne shpresojmë në ty.

Shpirt i dashurisë, eja në mes nesh,

Ti nga mijëra rrugë, na bashko e na bën një.

Dhe për mijëra udhë pastaj, ku të duash ti,

ne do t’jemi farë e Hyjit.

 

 

TI JE MBRET

 

Ref. Ti je Mbret,

Ti je i gjith'pushtetshëm,

Ti je i lumtur në amshim! (2x)

 

1. Qofsh bekuar Hyji i Izraelit,

Ti je Ati ynë tash e përgjithmonë.

Jepjani Zotit lavdin’ e pushtetin.

Lavdi Zotit tonë, lavdi Zotit tonë! 

Ref.

 

2. O Zot im mbret’ria është e jotja.

Ti je Zotëruesi i qiellit e i dheut.

T’mirat e qiellit ti i shpërndan.

Lavdi Zotit tonë, lavdi Zotit tonë! 

Ref.

 

3. Në dorën tënde forca dhe pushteti,

paqja dhe gëzimi për atë që n’Ty beson.

Në shtëpinë tënde ne brohorasim:

Lavdi Zotit tonë, lavdi Zotit tonë!

Ref.

 

 

TI JE RRUGA JONË

 

1. Ti je rruga jonë, Ti je rruga jonë,

Ti  je rruga jonë, o Zot!

Ti na jep siguri, forcë dhe fuqi.

Prijna pra në lumturi.

 

2. Ti je shpresa jonë...

Ti na jep siguri, forcë dhe fuqi.

Prijna pra në lumturi.

 

3. Ti je ndihma jonë...

Ti na jep siguri, forcë dhe fuqi.

Prijna pra në lumturi.

 

 

TROKITJA

 

1. Ja para derës, unë qëndroj edhe trokas!

Ai që dëgjon zërin tim e më pranon,

n’zemër t’tij do t’banoj, dashuri për t’i dhuruar.

Pa më thuaj zërin tënd si ta dëgjoj?

Pa më thuaj zërin tënd si ta dëgjoj,

unë ta dëgjoj? 

 

Ti thua se kërkon fytyrën time që ta shohësh,

por nuk di se qëndroj pranë e ti s’më njeh!

Ti thua se dëshiron fjalën time që ta ndjekësh,

por un’flas në zemrën tënde ti s’dëgjon! 

E unë trokas!

 

2. Ja Zoti im, një trokitje unë dëgjoj,

zëri yt thellë jehon në shypirtin tim, e më trazon.

Unë të lutem, mos pusho, por n’zemrën time prap trokit.

Dua t’vish, në zemrën time të takoj,

dua t’vish në zemrën time të takoj,

unë të takoj.

 

Unë nuk di shpesh çka t’mendoj,

unë nuk di si të veproj,

unë nuk di shpesh shpresën time ku ta vë.

Por për një gjë jam i sigurtë, unë pa ty s’mund të jetoj.

Një trokitje thellë në zemër më ting’llon.

E unë trokas!

 

 

TY DO TË NDJEK

 

Ref. Ty do të ndjek, ty do të ndjek o Zot,

e unë në rrugën tënde, do t’ec gjithmonë.

 

1. Ty do të ndjek, në rrugën e dashurisë.

do t’i dhuroj botës, jetën e re.

Ref.

 

2. Ty do të ndjek, në rrugën e dhimbjes,

dhe kryqi yt, o Zot, do t’më shëlbojë.

Ref.

 

3. Ty do të ndjek, në rrugën e gëzimit,

dhe drita jote, o Zot, do t’na ndriçojë.

Ref.

 

 

UNË JAM AFËR TEJE

 

Ref. Unë jam afër teje, n’zemrën tënde unë jam me ty.

Unë ty të kërkoj, n’zemrën tënde të kërkoj.

 

1. Kam ardhur e të kam dhënë jetën,

n’duart e tua korpin tim dhe gjakun.

Kam vuajtur bashkë me ty në dhimbje,

për t’dhuruar dashurinë më t’madhe! 

Ref.

 

2. Janë të lumtur të pastërt në zemër,

sepse do ta shohin Hyjin.

Jam unë që rivesh me dritë,

errësirën e shpirtit tënd. 

Ref.

 

3. Shiko duart dhe këmbët e mia,

pse akoma nuk më beson?

Vëre këtu dorën tënde,

është i nxehtë gjoksi im i shporuar. 

Ref.

 

4. Degjo, të thërras për emër,

unë jam Ringjallja dhe Jeta.

Dhe të dua kështu siç je,

me gjithçka është në ty. 

Ref.

 

 

UNË JAM BUKA E GJALLË

 

1. Unë jam buka e gjallë,

nga qielli zbrita;

nga kjo bukë kushdo t’hajë,

në amshim do të jetojë!

 

Ref. Dhe unë do ta ringjall,

dhe unë do ta ringjall,

dhe unë do ta ringjall,

në ditën e fundit.

 

2. Unë jam ushqimi i vërtetë,

pije shpirtërore është gjaku im.

Nga unë kush ushqehet,

me mua do t’jetoj!

Ref.

 

 

VETËM TI JE BARIU IM

 

Ref. Vetëm ti je Bariu im,

kurrë asgjë s’do t’më mungojë!

Vetëm ti je Bariu im,

o Zot, Mbreti im.

 

1. E pas vetes më udh’heq,

në livadhe t’blerta.

Te burimet e pastra më çon,

rrugën ta shoh, ti vet ma ndriço,

ujin kristal unë ta gjej.

Ref.

 

2. Edhe nëpër terr e ngrica,

të humnerave t’thella.

Ti për dore më merr më drejto,

ndaj nuk kam frikë, se ti m’shoqëron,

ti je Bariu im.

Ref.

 

3. Vet ti tryezën ma shtron,

kelkun plot ma mbush.

Është lëngu i jetës e i lumturisë,

që ti ke derdhur për mua, o Zot,

e shpirtin fort ma ngush’llon.

Ref.

 

4. Gjithmonë do të më shoq’rojnë,

në dimër e në verë.

Besnik’ria jote e hiri, o Zot,

në shtëpinë tënde unë do t’banoj,

sot e përgjithmonë.

Ref.

 

 

ZËRAT TONA T’I BASHKOJMË

 

1. Zërat tona t’i bashkojmë, aleluja,

Zotit lavde t’i këndojmë, aleluja!

 

2. Ai për ne është Zot i mirë, aleluja,

babë i dhimbshëm plot mëshirë, aleluja!

 

3. Natë e ditë mbi ne kundron, aleluja,

nga rreziku ne na mbron, aleluja!

 

4. Ai është Hyj plot dashuri, aleluja,

që jep paqe dhe lumturi, aleluja!

 

5. Zotit pra në lartësi, aleluja,

i qoftë lavd me brohori, aleluja!

 

 

ZOT I ÇMUAR SI BUKË

 

Ref. Zot i çmuar si bukë,

pranoje nderin e Kishës sate,

sepse ti na ke dashur, deri në fund,

na ke dashur deri në fund.

 

1. Në shkretëtirë bukën ti shumove,

që rrug’s qiellore ne të mos ndalojmë.

U bëre manë për njer’zit në botë,

për t’gjithë ata që bashkë me ty qëndrojnë. (2x)

Ref.

 

2. Do t’mbledhim kallëza, barin do largojmë,

kokërr e vogël mund i djersës sonë.

Toka le t’bëhet sot altar për ne,

e buka e saj kungim për të uritur. (2x)

Ref.

 

3. Ne miqtë e tu jemi me t’vërtetë,

nëse urdh’rimet e tua zbatojmë.

Çfarë mund të bëjmë në jetë pa ty, o Zot,

shpresa jonë dhe pritja jonë je ti. (2x)

Ref.

 

4. Ti jetën tënde dhê në kryq për ne,

por n’shenjë të bukës je me ne përherë.

Dhe zemra jote është gjithmonë e hapur,

se na ke dashur deri në fund. (2x)

Ref.

 

 

ZOTI ËSHTË BARIU IM

 

1. Zoti është Bariu im,

asgjë s’i mungon pritjes sime.

Më kullot ndër lëndina të blerta,

m’shuan etjen në ujëra të qeta.

 

2. Është përt’ritja e shpirtit tim,

më udh’heq mua shtigjesh të drejta.

Nga dashnia për emrin e vet,

prapa tij unë ndihem i mbrojtur.

 

3. Dhe n’kalofsha n’luginën e vdekjes,

s’do t’frik’sohem nga çdo gjë e keqe.

Sepse ty unë gjithnjë të kam pranë,

shkopi yt, thupra jote m’jep zemër.

 

4. Para meje tryezën e shtron,

në prani të armiqve të mi.

M’lyen kokën me vajin erëmirë,

kelku im është i mbushur nga g’zimi.

 

5. Mirësia dhe hiri m’shoq’rojnë,

në të gjith’ ditët e jetës sime.

Do banoj në shtëpinë e Zotit,

gjatë mërgimit të shtegut të jetës.

 

 

ZOTI ËSHTË DRITA

 

1. Zoti është drita që mundi natën!

Jezu Krishi është drita jonë! (2x)

 

2. Zoti është dashuria që mundi mëkatin!

Jezu Krishi është drita jonë! (2x)

 

3. Zoti është gëzimi që mundi ankthin!

Jezu Krishi është drita jonë! (2x)

 

4. Zoti është paqja që mundi luftën!

Jezu Krishi është drita jonë! (2x)

 

5. Zoti është jeta që mundi vdekjen!

Jezu Krishi është drita jonë! (2x)

 

 

ZOTIN MADH'RONI PËRHERË

 

1. Zotin madh’roni përherë, o ushtri engjëllore.

Zotin madh’roni përherë, ju o zemra rinore.

 

Ref. Zotit lavdi, himne me brohori,

në lartësitë qiellore! (2x)

 

2. Zotin lëvdoni, o njer’z, tash me ndjenja gazmore.

Zotin bekoni si v’llezër, bashkë ju dorë për dore.

Ref.