Këngë të Zojës
ENGJËLLI I ZOTIT IU FAL MARISË
1. Engj'lli iu fal kështu Marisë: Ave Maria.
U zu për virtyt t’Shpirtit Shenjt: Gratia plena.
Ref. Ave, Ave, Ave Maria!
Ave, Ave, Ave Maria!
2. Unë jam shërbëtorja e tij: Ave Maria.
U bëftë mbi mua siç thotë Ai: Gratia plena.
Ref.
3. Biri i Zotit njeri u bë: Ave Maria.
Që do t’banoj përherë ndër ne: Gratia plena.
Ref.
KUR GJUNJEM PARA TEJE
1. Kur gjunjem para teje,
kur lutem me përvujt'ri,
merre kët’ ditë, tënden bëje,
mbushe me dashuri.
Ref. Ave Maria, gratia plena,
Dominus tecum bendicta tu. (2x)
2. Gjithçka ta ofroj ty,
çdo dëshirë, e jotja është.
Nëna e Krishtit, nëna ime,
kushtoja Zotit tim.
Ref.
3. Kur gjunjem para teje,
dhe buz’qeshjen, tënde shoh.
Çdo mendim çdo fjalë,
humbet përherë tek ti.
Ref.
KUR ZBARDH AGIMI
1. Kur zbardh agimi, e kur lind dita,
tek ti o Nënë, me g’zim unë kthehem.
Duart i shtrij e t’th’rras me zemër:
Ave Maria, Ave! (2x)
2. Në ditë të bukura, plot me gëzime,
e n’ditë të v'shtira, plot me hidh’rime.
Ty t’th’rras gjithmonë, o Nëna ime,
Ave Maria, Ave! (2x)
3. O Virgjër Shenjte, Mbretëreshë e qiellit,
gjithë bota mbarë ty të përkulet.
Dëgjoje o Nënë, ti, lutjen tonë,
Ave Maria, Ave! (2x)
KUSHTIMI I RADIO MARISË
1. Gëzohu, o Virgj’ra Mari,
sepse lajmërimi i Fjalës hareshëm përhapet,
në valët e k’ti eteri,
deri në kufijt’ e skajshëm të tokës së etur.
- Fjala e Hyjit,
që në kraharorin tënd virgjëror, u mishërua,
në krahët e erës mbjell në zemra,
gëzimin dhe paqen.
Nga zemra jote amnore lindi për Kishën
një dhuratë e pafund dashurie.
Kjo ësht’ Radio Maria,
shërbëtorja jote e vogël në vreshtin e Zotit. (2x)
2. Familja botërore, që ti ke bashkuar,
nga çdo popull dhe komb,
të kushtohet ty,
e të shpall Mbretëresh’ të çdo zemre të saj.
- Feja dhe dashnia, shpresa dhe paqja,
janë porosia që bijt’ e tu të vegjël,
besimtar’ të përvuajtur,
do t’ua sjellin vëllezërve.
Shtrije mantelin tënd mbi dhimbjen e botës.
Të varf’rit e të sëmurët,
të shtypurit dhe të vetmuarit,
e të gjith’ të gabuarit që kërkojnë drit’,
aty të gjejnë mbrojtje. (2x)
Shpejtoje kohën e hirit,
të fitores përfundimtare,
të zemrës sate të papërlyer.
Na lejo ty të shërbejmë me dhuratën e jetës,
që mbi tokë të lindë shpejt agimi i shndritshëm,
i qytet’rimit të dashuris’.
Mbretëresh’ e Radio Maris’, lutu për ne.
LAJMËRIMI I ZOJËS
(Himni i Radio Marisë)
1. Hyji Gabrielin, e dërgoi tek ti,
Ai të përshëndeti: "të falem, Mari!"
Hyji shikoi, mëshirë ke gjet',
mes grave t’botës, bekuar je!
Ref. Nëna e Hyjit plot me hir,
Zoja e Këshillit të mirë. (2x)
Pajtorja e jonë.
2. Pas këtij premtimi, u nise të shkosh,
Elizabetën, ta vizitosh!
Sa fat të madh, Hyji m’dhuroi,
Nëna e Zotit, t’me vizitojë!
Ref.
3. Përshëndetja jote, sa fort me gëzoi,
Në kraharor, foshnja m’galdoi!
Për besimin, e lumtur je,
fjalën e Hyjit, pranuar ke!
Ref.
4. Në qenien time, Hyjin lavdëroj,
i gjithëpushtetshmi kështu veproi!
Ai më shikoi, m’veshi me hir,
mua të varfrës, m’dha t’vetmin Bir!
Ref.
5. Radio Mari, plot lumturi,
hirin e Hyjit sjell ne çdo shtëpi!
Mbretëreshë e paqes, Virgjër Mari,
bëj fjalë e Krishtit, t’jehojë n’Shqipëri!
Ref.
LËVDONIE TUJ K'NDUE
1. Lëvdonie tuj k'ndue, lëvdonie Marinë,
të bijën e dashtun t’atij që krijoi.
Ref. Ave, ave, Ave Maria. (2x)
ose
Ref. Nana Tenzot e Nana jonë,
ty po ta falim zemrën tonë. (2x)
2. Kur Zoja prej Birit e dhimbshme qe nda,
si lule në botë ndër therra jetoi.
Ref.
LITANITË E ZOJËS
O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ki mëshirë! O Krisht, ki mëshirë!
O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ndjena ne! O Krisht, ndjena ne!
O Krisht, dëgjona ne! O Krisht, dëgjona ne!
Ati prej qiellit Hyj, ki mëshirë për ne!
Biri, Shëlbues i botës Hyj, ki mëshirë për ne!
Shpirti Shenjt, Hyj, ki mëshirë për ne!
Trinia e shenjtë, një i vetmi Hyj, ki mëshirë për ne!
A.
1. Shenjtja Mari, lutu për ne!
Shenjtja nëna e Hyjit, lutu për ne!
Shenjtja Virgjëra e virgjërave, lutu për ne!
Nëna e Krishtit, lutu për ne!
2. Nëna e Kishës, lutu për ne!
Nëna e mëshirës, lutu për ne!
Nëna e hirit të hyjnueshëm, lutu për ne!
Nëna e shpresës, lutu për ne!
B.
Nëna krejt e pastër, lutu për ne!
Nëna e dashur, lutu për ne!
Nëna e mrekullueshme, lutu për ne!
Nëna e këshillit të mirë, lutu për ne!
A.
1. Nëna e Krijuesit, lutu për ne!
Nëna e Shpëtimtarit, lutu për ne!
Virgjëra krejt e urtë, lutu për ne!
Virgjëra e nderueshme, lutu për ne!
2. Virgjëra e lavdëruar, lutu për ne!
Virgjëra e pushtetshme, lutu për ne!
Virgjëra e mëshirshme, lutu për ne!
Virgjëra besnike, lutu për ne!
B.
Pasqyrë drejtësie, lutu për ne!
Selia e dijes, lutu për ne!
Shkaku i gëzimit tonë, lutu për ne!
Visar i përshpirtshëm, lutu për ne!
A.
1. Visar i nderueshëm, lutu për ne!
Visar i zgjedhur përshpirtërie, lutu për ne!
Drandofillja e mrekullueshme, lutu për ne!
Kulla e Davidit, lutu për ne!
2.
Kulla e fildishtë, lutu për ne!
Shtëpia e artë, lutu për ne!
Arka e besëlidhjes, lutu për ne!
Dera e qiellit, lutu për ne!
B.
Ylli i mëngjesit, lutu për ne!
Shëndeti i të sëmurëve, lutu për ne!
Streha e mëkatarëve, lutu për ne!
Ngushëllimi i të pikëlluarve, lutu për ne!
A.
1. Ndihma e të krishterëve, lutu për ne!
Mbretëresha e engjëjve, lutu për ne!
Mbretëresha e patriarkëve, lutu për ne!
Mbretëresha e profetëve, lutu për ne!
2. Mbretëresha e apostujve, lutu për ne!
Mbretëresha e martirëve, lutu për ne!
Mbretëresha e dëshmitarëve, lutu për ne!
Mbretëresha e virgjërave, lutu për ne!
B.
Mbretëresha e të gjithë shenjtërve, lutu për ne!
Mbretëresha e zënë pa mëkat të rrjedhshëm, lutu për ne!
Mbretëresha e ngritur në qiell, lutu për ne!
Mbretëresha e shenjtës rruzare, lutu për ne!
Mbretëresha e familjes, lutu për ne!
Mbretëresha e paqes, lutu për ne!
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, falna ne, o Zot!
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, dëgjona ne, o Zot!
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne, ki mëshirë për ne!
LITANITË E ZOJËS
Ref. T’falem Maria, t’falem.
T’falem Maria, t’falem. (2x)
1. Nëna e Krishtit, Nëna e Kishës:
Ora pro nobis.
Virgjëra e nderueshme, Virgjëra e lavdëruar:
Ora pro nobis.
Kulla e Davidit, Arka e Besëlidhjes:
Ora pro nobis.
Mretëresha e paqes, Mbretëresha e shenjtërve:
Ora pro nobis.
Ref.
2. Nëna e kulluar, Nëna krejt e pastër:
Ora pro nobis.
Virgjëra e pushtetshme, virgjëra e mëshirshme:
Ora pro nobis.
Kulla e fildishtë, Shtëpia e artë:
Ora pro nobis.
Mbretëresha e engjëjve, Mbretëresha e dëshmorëve:
Ora pro nobis.
Ref.
3. Nëna e papërlyer, Nëna e mrekullueshme:
Ora pro nobis.
Ylli i mëngjesit, Virgjëra besnike:
Ora pro nobis.
Ndihma e të krishterëve, streha e mëkatarëve:
Ora pro nobis.
Mbretëresha e profetëve, Mbretëresha e virgjërave:
Ora pro nobis.
Ref.
4. Nëna e Krijuesit, Nëna e Shëlbuesit:
Ora pro nobis.
Pasqyrë drejtësie, Selia e dijes:
Ora pro nobis.
Dera e qiellit, Shëndeti i të sëmurëve:
Ora pro nobis.
Mbretëresha e patriarkëve, Mbretëresha e apostujve:
Ora pro nobis.
Ref.
MAGNIFICAT
1. Magnificat, magnificat,
magnificat anima mea Dominum.
Magnificat, magnificat,
magnificat anima mea.
MAGNIFICAT (II)
Ref. Magnificat, magnificat,
magnificat anima mea Dominum.
Magnificat, magnificat,
magnificat anima mea Dominum.
1. E pëlqeu përvujtërinë e shërbëtores së vet,
që tani do të më quajnë të lumtur,
sepse punë t'mëdha Hyji bëri për mua,
i shenjtë është emri i tij!
Ref.
2. E tregoi fuqinë e krahut të vet
me të mira i mbushi skamnorët.
I rrëzoi princat prej froneve të tyre,
t'përulurit i lartëoi.
Ref.
3. I premtoi Izraelit shërbëtorit të vet,
si i premtoi Abrahamit, atit tonë,
sepse e madhe është mëshira e tij,
i shenjtë është emri i tij.
Ref.
MARI, JE TI AGIMI
(E lumja ti)
1. Mari, je ti agimi i shëlbimit,
je Nëna e shenjtë e Zotit.
Në heshtjen tënde pushon
prania e tij hyjnore.
Ref. E lumja ti që besove,
e lumja ti që besove! (2x)
2. Mari, ti je rrezja e parë e diellit,
që do ta shnd’ris’ mbarë botën.
Je e ardhmja jonë fatlume,
je nderi i gjithë njer’zimit.
Ref.
3. Mari, ti u bëre shenjt’rore,
me krejt lavdin’ e qiellit.
Dhe Fjala që pranove,
në Ty merr trajt’ njerëzore.
Ref.
MARI, TI PLOT ME HIRE
1. Mari, ti plot me hire, e dashtun Nana jonë,
mbi ne syt’ tu ti prire, qe para tandit fron.
Shiko bijt' tu t’tu bashkue, ty tash të kan’ rrethue:
Maria, Maria, ti ne na ndihmo! (2x)
2. Ne erdhëm me t’shikue, k’tu para lterit tand,
dëshirat me t’dëftue, si ty dhe Birit tand.
T’ia themi pra, k’saj Zoje, çdo dhimbë e çdo nevojë:
Maria, Maria, Ti ne na ndihmo! (2x)
MARI, TI, O NËNË
1. Mari, ti, o Nënë, gjithmonë unë kujtoj:
“Të falem hirplot’”, Gabrieli vazhdoi:
“Mos ki frik, o Mari, ti ke gjetur hir.
Prandaj të kam zgjedhur, do lindësh t’im Bir.”
2. ”Ai do të bëhet i madh mbi njer’zit,
Ai do të quhet Biri i t’Lartit Zot.”
Maria i tha atij: “Më ndodht’ siç dhe ti!
Unë jam shërbëtorja me gjith’ fjal’ dhe fuqi.”
3. Me ndërmjet’sinë e saj, o Zot, na shenjt’ro,
Marinë na e ke dhënë si Nënën tonë.
Na bëj nxënës dhe shërbëtor’ të Birit tënd,
na jep frytet dhe forcën e Shpirtit tënd.
MBAROI DITA, ULET NATA
1. Mbaroi dita, ulet nata
me terr t’zi gjithçka asht mblu,
para teje janë bashkue,
bijt' e tu tuj t’lut, o Zojë.
Ref. O Virgjër, Nanë e dashtun,
o shpresa jonë, Mari.
Der’ n’qiell, po, ka m'u ndi,
urata, urata që t’nderon. (2x)
2. Dita sot që është tuj shku',
ka me u kthy n’mëngjes me shend,
por, tuj t’lut s’kanë me pushu,
bijt’ tuj t’thirr ty me gazmend.
Ref.
MBRETËRESHË E MAJIT
1. Mbret'reshë e majit, Zoja Mri,
o Nana jonë qiellore.
Qe zemrat tona si dhanti,
prano nga ne Ti prore! (2x)
2. Mbretëreshë e majit, plot me hir,
stoli e rruzullimit.
Lumnisht sundon me tëndin Bir,
ti shpresë e mbarë njerëzimit. (2x)
N’DORËN TËNDE JEM, O ZOJË
1. N’dorën tënde jem o Zojë,
Nëna jonë Maria.
Ti je ndihmë për çdo nevojë,
Nëna jonë Maria.
O Mari ti plot me hire,
syrin tënd mbi ne ti prire,
Nëna jonë Maria! (2x)
2. Ti je virgjër krejt pastri,
Nëna jonë Maria.
Ty të qoftë përherë lavdi,
Nëna jonë Maria.
O Mari ti Nënë qiellore,
ti na merr gjithmonë për dore,
Nëna jonë Maria! (2x)
NË LETNICË E KEM NJI NANË
1. Në Letnicë e kem nji Nanë,
gjithë mëshirë dhe dashuri.
I zbraz hiret plot but’si,
në ata që ndihmë kërkojnë.
Ref. Më të madhes n‘pushtet të dorës,
më të shndritshmit yll të dritës.
I thonë Zoja e Letnicës
Me f'mij n ‘prehër ne na pret.
S ‘lumes Zojë e t ‘Birit saj,
lavd i qoft' për jetë e mot. (2x)
2. Shikojmë f'mijën Bir i Hyjit
sa me g'zim ne na shikon.
N‘dashuri që ka për ne
zemrat tona po i zot’ron.
Ref.
3. Foshnja n’dorë plot dashuri,
hire plotë po zbraz mbi ne.
Sa n’v'shtirsi e dhimbje janë
k'tu çlirohen për çdo ditë.
Ref.
NË QIELL SHKËLQEN
1. Në qiell shkëlqen një yll plotë dritë,
më i buk'ri i t’gjithëve, që botën shndrit.
Mari ti je, në qiellin blu,
Mari ti je, na shiko k’tu. (2x)
2. Mari, o Nënë ti mbrona ne,
Mari, o Nënë drejtona ne.
Mari, o Nënë ti rri me ne,
dhe vetëm ti, dhe vetëm ti. (2x)
3. Ja zemrën time po ta fal ty,
unë t’ëmblin Jezu e mbaj k’tu n’dry.
Ja zemrën time po ta fal ty,
unë t’ëmblin Jezu e mbaj k’tu n’dry. (2x)
NËNA E GJITHË NJERËZIMIT
Ref. Nëna e gjithë njerëzimit,
na mëso të themi me ty: Amen! (2x)
1. Kur nata vjen,
dhe err’sohet besimi.
Ref.
2. Kur dhimbja shtrëngon,
shpresa më s’shkëlqen.
Ref.
3. Kur duket drita,
që bën të gjithë të lumtur.
Ref.
4. Kur na vjen vdekja,
ti na çon në qiell. Ref.
NËNË E DASHUR, KEMI ARDHUR
1. Nënë e dashur, kemi ardhur,
nga çdo vend i kësaj toke.
Po t’i sjellim dhimbjet tona,
bashkë me g'zime e me shpresa.
Ref. Na shiko, Mbret'reshë e paqes,
na përk'dhel me dorën tënde.
Ndërmjet'so dhe lutju Birit,
paraqitja lutjet tona.
2. Kisha sytë t’i ka drejtuar,
fryt i parë e mbarë shëlbimit.
Përgjërohet para teje,
që t ‘pastrohen zemrat tona.
Ref.
O E DASHTUNA MARIA
1. O e dashtuna Maria,
ngush'llim i zemrës sonë.
Tash due përgjithmonë
me thirrun emnin tand. (2x)
2. Me thirrun due at emën,
prej Zotit aq të dashtun.
Në shpirtin tim të shkruem,
në zemrën time ngul. (2x)
3. Me thirrun due Maria,
në qiell kur t’zbardhin drita.
Kur t’erret edhe dita,
me e thirrun un kam prap. (2x)
O MARI, O VIRGJËR E SHENJTË
1. O Mari, o Virgjër e shenjtë,
Nëna e Krishtit plotë mëshirë.
Mbaje në mbrojtjen tënde mbarë botën,
te Biri yt të gjithë ne na drejto.
Ref. Ave, ave Maria.
Ave ave Maria! (2x)
2. O Mari, o Virgjër e d’lirë,
ty të zgjodhi i larti Zot.
Prijna kah qielli, kah lumturia,
ruaje shpresën e bijve të tu.
Ref.
O MBRETËRESHË E RRUZULLIMIT
1. O Mbretëreshë e rruzullimit,
Yll i shndritshëm i agimit.
Sytë e tu mbi ne lësho,
lutjet tona na i dëgjo.
Ref. O Mari me hire plot,
ndër ankime, ndër hidh’rime, na del zot!
2. Mëshirën tënde mbi ne sille,
Nëna jonë që je në qiell.
Çdo lëngatë, luftë e uri,
mbaj larg nesh, Zoja Mari.
Ref.
3. Kur ta lëmë kët’ shekull t’zi,
na ndihmo, Zoja Mari.
Hovin djallit, Zojë ti ndalja,
e m’katarit hirin falja.
Ref.
4. Kur t’lërë shpirti kët’ trup t’shkretë,
e t’kalojë në tjetrën jetë,
pritna ti, Zoja bekuar,
e na merr në jetë t’amshuar.
Ref.
PARA TEJE, ZOJA MRI
1. Para teje, Zoja Mri,
qe po vijmë te tanë bijt' tu.
Merr dhuratën me dashni,
t’zemrës sonë, o Nana e jonë.
Ref. E n’mos kjoshin zemrat tona,
aq të bardha si zambak.
Ti je Nana gjith’ e jona,
e na jena, Nanë, bijt’ tu. (2x)
2. Kur kah ti un syt' i priri,
një shpres’ n’zemër më gjall’ron.’
Zojë prej teje na vjen hiri,
zemra jonë fillon e g’zon.
Ref.
SALVE REGINA
Salve Regina, Mater misericodiae;
Vita, dulcedo et spes nostra, salve.
Ad te calmamus exsules filii Evae.
Ad te suspiramus, gementes et flentes
In hac lacrimarum valle.
Eia ergo, advocate nostra,
Illos tuos misericordes oculos
Ad nos converte.
Et Iseum, benedictum fructum ventris tui,
Nobis post hoc exsilium ostende.
O Clemens, o pia, o dulcis Virgo Maria.
SYTË E MI
1. Sytë e mi ty të kërkojnë,
ndër uratë duart i bashkojmë.
Shpirti yt ka qenë i dlir',
si zambaku lule mirë.
2. O Mari, ti na ndihmo,
o Mari, ti na ngush’llo.
Që jemi n’lule t’rinisë,
Birin tënd ta kemi prij’s.
3. Zoti ty të ka caktu,
ne për Nanë me të dhuru.
Kush prej teje kërkon ndihmë,
Ylli i prin në udh’tim.
SYTË MBI NE LËSHO
1. Sytë mbi ne lësho, lutjet na i dëgjo,
ëmbla Virgjër Maria.
Deh, o Pajtore, dhe Nënë qiellore,
lutu, lutu ti për ne! (2x)
2. Në kët’ jetë me lot, me travaje plot,
Nëna jonë neve na del zot.
Merrna për dore, o Nënë qiellore,
lutu, lutu ti për ne. (2x)
T’FALEM MARI
1. T’falemi Mari, hirplote,
Zoti është me ty, me ty.
E bekuar je mbi të gjitha gratë,
dhe i bekuar është fryti i barkut tënd Jezus.
Shenjtja Mari, Nëna e Tenzot,
lutu për ne mëkatarët.
Tash e në fill, tash e në fill,
të vdekjes sonë, Amen! (2x)
T'FALEM MARIA
1. T’falem Maria, mbushur me hir,
Zoti është me ty.
Ti je e bekuar mbi të gjitha gratë
dhe i bekuar Biri yt Jezus.
Shenjtja Maria, Nëna e Tenzot,
lutu për ne mëkatarët,
tash e në fill të vdekjes sonë.
Amen, Maria, Amen!
TË FALEMI, O MRI, VIRGJINA E DLIRË
1. Të falemi, o Mri, virgjina e dlirë,
o Nana e bukur e k'shillit të mirë.
Ty ndihm’ të kena në kët’ shkreti,
të falemi o Mri, të falemi o Mri! (2x)
2. Të falemi, o Virgjin, Nana e Tenzot,
ndihma e k’shtenimit me hire plot.
T’bij ndër mend se Zoja e Shkodrës je,
ti lutu për ne, ti lutu për ne. (2x)
3. Të falemi, të falemi, o Zoja jonë,
o Nana e bukur e t’par've tonë.
Ndera e lumnia e Shkodrës je,
ti lutu për ne, ti lutu për ne. (2x)
4. Lutu se shqiptarët, përpara t’kanë ra,
te ti e çojnë zanin, këtu nën kala:
M’shir’ për ne t’thona, m’shir për Shqipni,
të falemi, o Mri, të falemi o Mri! (2x)
VIRGJËR HIRPLOTE
1. Virgjër hirplote, o Zoja Mari,
je përgjithmonë e qiell’s bukuri.
Silli, deh, silli, syt' tu përmbi ne,
Zoja ndihm’tare, ti lutu për ne! (2x)
2. Virgjër hirplote, o Nënë e Tenzot,
dora jote përherë ne na mbron.
Mbaje deh mbaje at’ dorë përmbi ne,
Zoja ndihm’tare, ti lutu për ne! (2x)
3. Virgjër hirplote, ti strehë për m’katnorë,
ne prej k'saj bote na prij n'g'zim qiellor.
Prijna deh, prijna atje vetë ku je,
Zoja ndihm’tare, ti lutu për ne! (2x)
VIRGJËR PLOT HIRE, ZOJA RRUZARE
1. Virgjër plot hire, Zoja rruzare,
e krishtërimit përher’ je ndihm’tare.
Prijna në g’zim qiellor, te Biri yt Hyjnor.
virgjër, virgjër plot hire. (2x)
2. Virgjër plot hire, Zoja rruzare,
e mbarë njer’zimit, ti ngush’llimtare.
Lutu, o Nëna jonë, në çast të vdekjes sonë.
Virgjër, virgjër plot hire. (2x)
VIRGJINESHA, MA SHENJTNESHA
1. Virgjinesha, ma shenjtnesha,
Zoj' e dashtun je ti.
Eja, eja bukuri,
n’zemër time vetë sundo. (2x)
2. F’tyra jote, krejt hirplote,
pastërti e madhëri.
Gjë e rrallë në bukuri,
në Tenzon' është plot hijeshi. (2x)
3. Ata dy të bukur sy,
në dashni shkëlqejnë gjith'herë.
Kur na kqyr me t’amblën m’nyrë,
n’zemrën tonë gjithmonë sjell vlerë. (2x)
YLL JE MBI YJE
(Nitida Stella)
1. Nitida stella alma puella Tues florum flos.
O Mater pia Virgo Maria, ora pro nobis.
Yll je mbi yje, ti mbart agimin, lulja e luleve.
O Nanë e dashur Virgjëra Maria, lutu për ne!
2. Mater benigna, honore digna, Tues florum flos.
O Mater pia Virgo Maria, ora pro nobis.
O Nanë e dhimbshme, plot me nderime, lulja luleve.
O Nanë e dashur Virgjër Maria, lutu për ne!
3. O gratiosa, o coeli rosa, Tues florum flos.
O Mater pia Virgo Maria, ora pro nobis.
O plot me hire, si n’dradofile, lulja luleve.
O Nanë e dashur Virgjër Maria, lutu për ne!
4. Coeli Regina, Virgo divina, Tues florum flos.
O Mater pia Virgo Maria, ora pro nobis.
Mbret’resh qiellore, Virgjër hyjnore, lulja luleve.
O Nanë e dashur Virgjër Maria, lutu për ne.
ZOJA E SHKODRËS
1. T’falem Mari, virgjër plot hir,
ti ndër tallaze, je yll i mirë.
Ankimet tona naltoi n’elter,
o Zoja e Shkodrës, lutu për ne! (2x).
2. Diftoja Zotit trava'jt që kena,
e n’mend ty t'bie, se bijt' e tu na jena.
T’ujt kemi kenun, qysh se kem le,
o Zoja e Shkodrës, lutu për ne! (2x)