Adhurimi me të Shenjtërueshmin Sakrament
«Sakrament pra kaq t'madhnuem»
Sakramend pra kaq t'madhnuem
Le t'adhrojmë me f'tyrë për dhé,
Edhe dokja e motit t'shkuem
t'ia lshojë rendin sjelljes s're;
N'çka s'mbrrin mendja me kuptue,
Ndihmë t'na bahet shejtja fe.
Atit, Birit sot përhera
u qoftë kanga plot hare,
jetë pushtet u qoftë e ndera
Bekue qofshin n'qiell e n'dhé;
Shpirtit rrjedhë dy Vetjesh tjera
Njaj i qoftë lavdi i shejtes fe. Amen!
M: Bukën qiellore ua dha atyre (Aleluja).
P: Që në vetvete ka çdo shije (Aleluja).
Të lutemi: O Zot, që nën Sakrament të bind-shëm na e ke lënë kujtimin e mundimit tënd; po të lutemi, bëj ashtu t'i nderojmë fshehtësitë e Trupit e të Gjakut tënd, që përherë të provojmë frytin e shpërblimit tënd. Që jeton dhe mbretëron përgjithmonë e jetës. Amen!
Pas kësaj meshtari bën Bekimin me të Shenjtërueshmin Sakrament.
Pas bekimit luten:
Lavdërimet e Emrit të Hyjit
Qoftë bekuar Zoti!
Qoftë bekuar emri i shenjtë i tij!
Qoftë bekuar Jezu Krishti, Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë!
Qoftë bekuar emri Jezus!
Qoftë bekuar Zemra tejet e shenjtë e tij!
Qoftë bekuar Gjaku tejet i shenjtë i tij!
Qoftë bekuar Jezu Krishti në sakramentin tejet të shenjtë të altarit!
Qoftë bekuar Shpirti Shenjt ngushëllues!
Qoftë bekuar e madhërishmja Nëna e Hyjit, Virgjëra Mari!
Qoftë bekuar të Zënët e shenjtë e të panjollë të saj!
Qoftë bekuar të ngriturit e lumtur të saj në qiell!
Qoftë bekuar emri i Zojës, Virgjër dhe Nënë!
Qoftë bekuar Shenjti Jozef, fati tejet i pastër i tij!
Qoftë bekuar Zoti ndër engjëjt e shenjtërit e vet! Amen!
Pas kësaj, meshtari e kthen Të Shenjtërueshmin sakrament në Tabernakull. Gjatë kësaj kohe, këndohet një këngë e përshtatshme me të kremten apo kohën liturgjike.