Kurora e Arit
Lutet me rruzaren e zakonshme të Zojës së Bekuar.
Në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen!
Në vend të “Besoj” lutet:
Zemra e Krishti Zotit tonë. (1herë)
Bëj që Ty të t’duam gjithmonë. (1herë)
Në vend të “Ati ynë” lutet:
O Atë i gjithëpushtetshëm, po ta qes para gjakun e paçmueshëm të të lumit Jezu Krisht. (1herë)
Për shpërblim të mëkateve të mia dhe për nevojat e Kishës së shenjtë. (1herë)
Në vend të “Të falemi, Mari” lutet:
O i lumi Jezu Krisht, zemërbutë e i përvujtë. (10 herë)
Bëj që zemra ime t’i përngjajë zemrës sate. (10 herë)
Në vend të “Lavdi Atit” lutet:
Zemra e ëmbël e Zojës Mari. (1 herë)
Qofsh Ti shëlbimi im! (1herë)
Në fund të Kurorës së Arit lutet:
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell, ashtu në tokë!
Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen! (1 herë)
Të falemi, Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! (10 herë)
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!
Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen! (1 herë)
Litanitë e Zemrës së Krishtit
O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ki mëshirë! O Krisht, ki mëshirë!
O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ndjena ne! O Krisht, ndjena ne!
O Krisht, dëgjona ne! O Krisht, dëgjona ne!
Ati prej qiellit Hyj, Ki mëshirë për ne!
Biri, Shpërblyes i botës, Hyj, Ki mëshirë për ne!
Shpirti Shenjt, Hyj,
Trinia e shenjtë, një Hyj i vetëm,
Zemra e Jezu Krishtit, Birit të Atit të amshuar,
Zemra e Jezu Krishtit, në kraharor të Nënës Virgjër prej Shpirtit Shenjt trajtuar,
Zemra e Jezu Krishtit, me Fjalën e Zotit qenësisht e përngjitur,
Zemra e Jezu Krishtit, madhëri e pamasë,
Zemra e Jezu Krishtit, shenjtërore e shenjtë e Zotit, Ki mëshirë për ne!
Zemra e Jezu Krishtit, tabernakull i të lartit Zot,
Zemra e Jezu Krishtit, shtëpia e Zotit dhe dera e qiellit,
Zemra e Jezu Krishtit, furrë e ndezur dashurie,
Zemra e Jezu Krishtit, visari i drejtësisë dhe i dashurisë,
Zemra e Jezu Krishtit, plot mirësi dhe dashuri,
Zemra e Jezu Krishtit, pafundësia e të gjitha virtyteve,
Zemra e Jezu Krishtit, krejt e denjë për çdo nderim,
Zemra e Jezu Krishtit, mbreti dhe qendra e të gjitha zemrave,
Zemra e Jezu Krishtit, në të cilën janë të gjitha visaret e diturisë dhe të urtisë,
Zemra e Jezu Krishtit, në të cilën banon krejt plotësimi hyjnor, Ki mëshirë për ne!
Zemra e Jezu Krishtit, në të cilën Ati i mirë është përgëzuar,
Zemra e Jezu Krishtit, prej së cilës ne të gjithë kemi pasur pjesë,
Zemra e Jezu Krishtit, dëshira e kodrave të amshuara,
Zemra e Jezu Krishtit, e durueshme dhe mëshirëmadhe,
Zemra e Jezu Krishtit, e pasur për të gjithë ata që të luten,
Zemra e Jezu Krishtit, burimi i jetës dhe i shenjtërisë,
Zemra e Jezu Krishtit, shpërblimi i mëkateve tona,
Zemra e Jezu Krishtit, e nginjur me dhunë,
Zemra e Jezu Krishtit, e ngurtësuar për fajet tona,
Zemra e Jezu Krishtit, e dëgjueshme deri në vdekje, Ki mëshirë për ne!
Zemra e Jezu Krishtit, me heshtë e shporuar,
Zemra e Jezu Krishtit, burimi i të gjithë ngushëllimit,
Zemra e Jezu Krishtit, jeta dhe të ngjallurit tonë,
Zemra e Jezu Krishtit, paqja dhe pajtimi ynë,
Zemra e Jezu Krishtit, fli për mëkate,
Zemra e Jezu Krishtit, shpëtimi i atyre që në ty shpresojnë,
Zemra e Jezu Krishtit, shpresa e atyre që në ty vdesin,
Zemra e Jezu Krishtit, kënaqësia e të gjithë shenjtërve.
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Falna ne, o Zot!
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Dëgjona ne, o Zot!
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Ki mëshirë për ne!
M: Jezu Krisht, zemër butë dhe i përvujtë,
P: bëj që zemra ime t’i përngjajë Zemrës sate.
Të lutemi: O Zot i gjithëpush-tetshëm dhe i amshuar, sille shiki-min nga Zemra e Birit tënd fort të dashur dhe pranoji falënderimet dhe shpërblimet, që t’i paraqet në emër të mëkatarëve, e atyre që kërkojnë më-shirën tënde, i zbutur, jepu të falurit në emër të të njëjtit Birit tënd, Jezu Krishtit, i cili jeton dhe mbretëron me ty përgjithmonë e jetës. Amen!
Përshpirtëria e Zemrës së Krishtit e premtja e parë e muajit
Përshpirtërinë e të premteve të para të muajit e ka nxitur vetë Shëlbuesi, kur një të premte të parë të muajit iu shfaq Shën Margaritës Maria Alakok dhe i tha: «Në mëshirën e pafund të Zemrës sime, po të premtoj se dashuria e saj e pakufishme do t’ua japë hirin e pendimit përfundimtar të gjithë atyre, të cilët gjatë nëntë të premteve të para gjatë nëntë muajve pa i ndërprerë, do të kungohen. Ata nuk do të vdesin pa e pasur hirin shenjtërues, as pa sakramente, sepse Zemra ime hyjnore do të jetë streha e tyre e sigurt në këtë çast të fundit». Ky është premtimi i njohur i Zemrës së Krishtit.
Mënyrën e kryerjes së këtij nëntëditshi të të premteve të para e përcaktoi vetë Shëlbuesi. Gjatë nëntë muajve në vazhdimësi, çdo të premte të parë të muajit, duhet të merret Kungimi i shenjtë dhe t’i ofrohet Zemrës së Krishtit si shpërblim për mëkatet me të cilat njerëzit, sidomos gjatë muajit të shkuar, e kanë fyer Zemrën e shenjtë. Ata që kanë mundësi, atë ditë le të marrin pjesë edhe në Meshën e shenjtë, e këshillohet edhe ndonjë përshpirtëri e veçantë në nder të Zemrës së shenjtë të Krishtit. Ai që ka mundësi, natën e të premtes së parë le të kryejë Orën e shenjtë, të cilën aq shumë e dëshiron Zemra e Krishtit.
Kushtimi i popullit shqiptar Zemrës së Krishtit
O Zemra eukaristike e Jezu Krishtit, Zemër e Hyjit-Njeri, Shpëtimtarit të botës dhe Mbretit të mbretërve!
Populli shqiptar pranon se nga mirësia jote e mori një vend kaq të mreku-llueshëm, që në të të zhvillohet për nder e lavdi të emrit tënd, që këtu t’ia arrijë shpëtimit. Dhurata më e madhe që ia dhe popullit tonë është feja, të cilën të parëve tanë ua predikoi Apostulli i popujve, Shën Pali, që na bëri pjesë të Kishës Katolike. Në këtë vend, në kurri-zin tonë u thyen shpatat luftarake të Evropës dhe Azisë, por, pranë të gjithave, një pjesë e këtij populli të mbeti besnik dhe gjatë shekujve e ruajti të paprekur besimin në ty. Pranisë sate në mesin tonë, o Zot i gjallë, ia detyrojmë gjuhën, kulturën dhe çdo përparim të vërtetë dhe me vlerë.
Duke njohur këtë mirësi, ne po të adhurojmë në urtinë tënde hyjnore, në pushtetin e dashurisë sate, me të cilin po të lutemi ta marrësh pushtetin mbi popu- llin tënd shqiptar, duke na bekuar nga i Shenjtërueshmi Sakrament. Jemi të vetë-dijshëm për të gjitha fyerjet që gjatë historisë ia kemi shkaktuar Zemrës sate të shenjtë kur te kemi rënë mohit duke e shkelur ligjin e urdhërimeve të tua, du-ke të të braktisur, duke keqpërdorur dhu-ratat e tua për të të mohuar, duke u shpallur popull dhe vend pa Zot. Ne tani, si popull, të kërkojmë falje, dhe po të lutemi që të jesh i mëshirshëm ndaj nesh, që ta marrësh zotërimin tënd në zemrat tona, mbi fjalët dhe mendimet, zakonet, jetën tonë publike dhe private.
Ty sot, së bashku me mua, po të kush-tohet mbarë populli shqiptar, duke të të pranuar si Mbret të vetin dhe duke të të dorëzuar ty gjithçka është dhe gjithçka ka, Ty që je Udha, e Vërteta dhe Jeta, po ta lëshojmë në dorë krejt shpresën tonë, të bindur se e vërteta e besimit në Ty do të na lirojë, udha e urdhërimeve të tua do të na kthejë paqen, ndërsa pushteti i jetës euka-ristike do të na rilindë si popull.
Ty po të lutemi, o Mbreti ynë hyjnor, që me dashurinë e zjarrtë të Zemrës sate të ndezësh flakë edhe zemrat tona, që të kthehemi përsëri tek Ti dhe të rrimë besnikë ndaj teje në Kishën tënde. Ti na drejto, na beko që të kemi mundësi ta kryejmë detyrën tonë ndaj Atdheut, atë detyrë të cilën Ti, o Hyj, na ke besuar, që përmes nesh të sundosh në zemrat e të gjithë vëllezërve tanë, që kështu të gjithë së bashku si vëllezër të gëzohemi në Ty në Atdheun tokësor dhe në Atdheun qiellor. Amen!
Kushtimi i familjes Zemrës së Krishtit
Dobësia njerëzore dhe të rënat e jetës kanë mundësi që edhe familjen më të lumtur për pak kohë ta shkatërrojnë plotësisht. Përvoja jonë na mëson se kjo gjë, fatkeqësisht, ndodh shumë shpesh. Kundër këtij rreziku, Hyji u ndan bashkëshortëve hire të veçanta që nga çasti kur lidhin kurorën e martesës. Mirëpo, Shpëtimtari Hyjnor, në dashurinë e Zemrës së vet, i premton familjes edhe mbrojtjen e posaçme, sidomos atëherë kur familjet e nderojnë në mënyrë të veçantë. Ai i premtoi Shën Margaritës Maria Alakok, se familjeve që e nderojnë Zemrën e tij, do t’u kthejë harmoninë, në qoftë se janë të ndara dhe se do të ndihmojë të gjitha familjet që janë në vështirësi. Pastaj, do të bekojë me bekim të madh secilin vend, në të cilin vendoset dhe nderohet figura e Zemrës së tij. Atyre që e nderojnë Zemrën e tij, do t’u dhurojë çdo hir të nevojshëm për gjendjen e tyre dhe nuk do të lejojë që të humbasë ndokush që i kushtohet Zemrës së tij.
Miliona familje të krishtera besuan në këtë premtim të lumtur të Zemrës së Krishtit dhe iu kushtuan duke e zgjedhur për Zotërues të vetin. Përvoja i mësoi se shpresat e tyre nuk u zhgënjyen.
Kushtimin e familjes mund ta bësh ditën e martesës. Nëse këtë gjë nuk e ke ditur, bëje kushtimin e familjes në ndonjë të kremte të Shëlbuesit ose të premten e parë, ose në ndonjë përkujtim familjar. Sipas mundësisë, për këtë ngjarje përgatituni me një nëntëditësh të përbashkët, ndërsa, ditën e kushtimit, të gjithë pjesëtarët e familjes le të rrëfehen dhe le të kungohen. Atëherë, të gjithë së bashku në shtëpi bini në gjunjë para figurës së Zemrës së Krishtit dhe luteni lutjen që është më poshtë. Do të ishte shumë mirë në qoftë se gjatë këtij kushtimi të jetë i pranishëm edhe meshtari, por kjo nuk është e domosdoshme.
Lutja e kushtimit të familjes Zemrës së Krishtit
O Zemra e shenjtërueshme e Jezu Krishtit, ti ia dëftove Shën Margeritës Maria Alakok dëshirën për të sunduar në familjet e krishtera. Prandaj, ja po vijmë që sot të pranojmë haptas zotërimin tënd të pakufishëm mbi familjen tonë. Duam që ndër ne të lulëzojnë virtytet, me të cilat ti e ke premtuar paqen këtu mbi tokë. Duam që shpirtin e kësaj bote, të cilin ti e ke dënuar, ta largojmë sa më larg prej nesh. Zotëro, pra, mbi mendjen tonë, që të besojmë palëkundshëm në Ty. Zotëro mbi zemrën tonë, që të ndizemi me dashuri të zjarrtë për Ty. Këtë zjarr dashurie do ta ushqejmë duke marrë shpesh Kungimin e shenjtë.
O Zemra e shenjtërueshme e Jezu Krishtit, denjohu të rrish afër nesh, kur të mblidhemi; denjohu t’i bekosh veprimtaritë tona shpirtërore dhe të përkohshme, denjohu t’i shpërndash të gjitha kujdeset e tepruara, shenjtëroji gëzimet tona, zbuti vështirësitë tona. Në qoftë se dikush prej nesh i pafat të fyen, atëherë, o Zemra e shenjtëruesh-me e Jezusit, kujto dashurinë që ke për mëkatarët e penduar dhe fale mirë-sisht. Kur të trokasë çasti i fundit i jetës, kur të vijë vdekja dhe dhimbjen e vet ta vendosë mes nesh, atëherë të gjithë ne dhe të gjithë ata, me të cilët na duhet të shkojmë në amshim, edhe ata që mbeten këtu, le të jemi të forcuar me vendimet e tua të amshueshme. Do të na ngushëllojë mendimi se do të lindë dita, kur familja jonë përsëri do të gjendet së bashku në qiell, që atje të të lavdërojë dhe të të madhërojë për amshim në lavdinë e mirësisë sate.
Zemra e papërlyer e Marisë dhe patriarku i lavdishëm, Shën Jozefi, le ta paraqesin këtë kushtim dhe le të na kujtojnë në të gjitha ditët e jetës sonë.
Rroftë Zemra e Mbretit dhe e Atit tonë!
Pastaj lute një Ati ynë…, Të falemi, Mari…, Lavdi Atit… për pjesëtarët e vdekur të familjes, që edhe ata të kenë pjesë në gëzimin e atij çasti kur shëlbuesi e merr zotërimin në atë shtëpi, në të cilën edhe ata kanë banuar.
Në falënderim ndaj Zemrës hyjnore, që u denjua ta marrë familjen nën mbrojtjen e vet, të gjithë pjesëtarët e familjes së bashku le ta lusin këtë lutje:
Nderi dhe lavdia Zemrës së shenjtë-rueshme të Jezu Krishtit, që u tregua kaq i mëshirshëm ndaj nesh, dhe familjen tonë e bëri mbretëri të vogël të vetën dhe në shtëpinë tonë e vendosi fronin, që së bashku me ne të ndajë gëzimin dhe dhimbjen, që të na drejtojë me dashurinë e vet të pamasë. O Zemër hyjnore, ndajua hirin fëmijëve të tu të dobët, që me falënderim dhe me bes-nikëri të ecim sipas drejtimit tënd. Ndizi zemrat tona me zjarrin e dashurisë dhe Ti që je zemërbutë dhe i përvuajtur, bëj që me gjithë zemër ta urrejmë mëkatin dhe mendjemadhësinë e botës. Shtëpia jonë le të jetë për ty vendbanim i dashur, siç ishte dikur shtëpia në Betani, ndërsa familjen tonë bëje të ngjashme me Fami-ljen e shenjtë të Nazaretit. Lavdi, nder-im dhe dashuri le të ketë në shtëpinë tonë për Zemrën e Krishtit! Le të ndër-tohet mes nesh mbretëria e tij! Amen!
Zemra e shenjtërueshme e Jezu Kri-shtit, mbroji familjet tona!
Zemra e papërlyer e Marisë, lutu për ne!
Shën Jozef, lutu për ne!
Në fund mund të këndohet ndonjë këngë në nder të Zemrës së Krishtit. Nëse është i pranishëm meshtari, le t’ia ndajë familjes bekimin.