Kurorëza e Mëshires Hyjnore
Kurorëza e Mëshirës Hyjnore
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell, ashtu në tokë!
Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen! (1 herë)
Të falemi, Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi.
Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen!
Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, birin e tij, një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e korpit dhe jetën e pasosur. Amen.
Atë i amshueshëm,po ta kushtoj Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit tënd fort të dashur dhe Zotit tonë, Jezu Krishtit (një herë)
Për shpërblim të mëkateve tona dhe të botës mbarë. (një herë)
Për hir, të mundimeve të tij plot dhimbje, (10 herë)
Ki mëshirë për ne dhe për botën mbarë. (10 herë)
Në mbarim
O Hyji i shenjtë, i Shenjt dhe i gjithëpushte-tshëm, i Shenjt dhe i pavdekshëm, (3 herë)
ki mëshirë për ne dhe për botën mbarë. (3 herë)
O Gjak e ujë që shpërtheve prej Zemrës së Jezu Krishtit, si burim i mëshirës për ne, (3 herë)
Unë besoj në Ty! (3 herë)
Këto nuk janë litani, por thirrje drejtuar mëshirës hyjnore. Jezusi ia kumtoi motrës Faustinë pushtetin e madh të këtyre thirrjeve. “Dashuria e Hyjit është lule, kurse mëshira është fryt i kësaj luleje. Nëse ndonjë shpirt dyshon, le t’i lexojë thirrjet e Mëshirës hyjnore e do të fitojë besimin!” (Shën. Faustina)
O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ki mëshirë! O Krisht, ki mëshirë!
O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!
Ati prej qiellit Hyj, Ki mëshirë për ne!
Biri, Shpërblyes i botës, Hyj,
Shpirti Shenjt, Hyj,
Trinia e shenjtë, një i vetmi Hyj,
Mëshira hyjnore, që buron nga kraharori i Atit, Unë, besoj në Ty!
Mëshira hyjnore, atributi më i madh i Hyjnisë,
Mëshira hyjnore, mister i pakuptueshëm,
Mëshira hyjnore, që buron nga misteri i Trinisë,
Mëshira hyjnore, që asnjë mendje engjëllore as njerëzore nuk ka mundësi të shqyrtojë,
Mëshira hyjnore, prej së cilës buron çdo jetë dhe gëzim,
Mëshira hyjnore, më sublime se qiejt,
Mëshira hyjnore, burim i mrekullive të habitshme,
Mëshira hyjnore, që zbret në botë në personin e Fjalës së mishëruar,
Mëshira hyjnore, që rrjedh nga plaga e hapur në Zemrën e Jezusit,
Mëshira hyjnore, e mbyllur në Zemrën e Jezusit për ne e sidomos për mëkatarët,
Mëshira hyjnore, e pashqyrtueshme në themelimin e Eukaristisë,
Mëshira hyjnore, që themelove Kishën e shenjtë,
Mëshira hyjnore, që themelove sakramentin e pagëzimit,
Mëshira hyjnore, që na shpërblen përmes Jezu Krishtit,
Mëshira hyjnore, që na përqafon sidomos në çastin e vdekjes,
Mëshira hyjnore, që na dhuron jetën e përjetshme,
Mëshira hyjnore, që përcjell çdo çast të ekzistencës sonë,
Mëshira hyjnore, që i kthen mëkatarët,
Mëshira hyjnore, që na mbron nga flaka e ferrit,
Mëshira hyjnore, mrekulli për engjëjt dhe e pakuptueshme për shenjtërit,
Mëshira hyjnore, e pranishme me të gjitha misteret Hyjnore,
Mëshira hyjnore, që na ngre nga çdo mjerim,
Mëshira hyjnore, burimi i gëzimit tonë,
Mëshira hyjnore, që na thirre në ekzistencë nga hiçi,
Mëshira hyjnore, që i përqafon të gjitha veprat e duarve të tua,
Mëshira hyjnore, që kurorëzon të gjitha veprat që janë dhe do të jenë,
Mëshira hyjnore, në të cilin të gjithë jemi të zhytur,
Mëshira hyjnore, ngushëllim i ëmbël i zemrave të dëshpëruara,
Mëshira hyjnore, në të cilën zemrat pushojnë dhe të frikësuarit gjetën paqe,
Mëshira hyjnore, që frymëzon shpresë kundër çdo shprese,
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Na fal ne, o Zot!
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Dëgjona ne, O Zot!
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Ki mëshirë, për ne!
M: Zoti është i dhimbshëm dhe i mëshirshëm i ngadalshëm në zemërim dhe plot butësi.
P: Për këtë do ta thërras përgjithmonë Mëshirën hyjnore.
Të lutemi: O Hyj, mëshira jote s’ka mbarim, e dhembshuria jote është e pashtershme, sille shikimin tënd të mëshirshëm mbi ne, shtoje ndër ne veprën e mëshirës, që mos të dëshpërohemi as në tundimet më të mëdha, por gjithmonë e me shpresë të madhe të mbështetemi në vullnetin, dashurinë dhe mëshirën Tënde të shenjtë! Nëpër Zotin tonë, Jezu Krishtin, Mbretin e mëshirës, që me Ty dhe Shpirtin Shenjt e tregon mëshirën në shekuj të shekujve! Amen!