LITANITË E SHËN JOZEFIT

 O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!

O Krisht, ki mëshirë! O Krisht, ki mëshirë!

O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!

O Krisht, ndjena ne! O Krisht, ndjena ne!

O Krisht, dëgjona ne! O Krisht, dëgjona ne!

Ati prej qiellit Hyj, Ki mëshirë për ne!

Biri, Shëlbues i botës, Hyj,

Shpirti Shenjt, Hyj,

Trinia e shenjtë, një i vetmi, Hyj,

Shenjta Mari, Lutu për ne!

Shën Jozef, Lutu për ne!

Biri i madhërishëm i Davidit,

Drita e patriarkëve,

Fati i Nënës së Zotit,

Rojtari i pastër i Virgjërës,

Ushqyesi i të Birit të Zotit,

Mbrojtësi i kujdesshëm i Krishtit,

Kryetari i familjes së shenjtë,

Shën Jozef, krejt i drejtë,

Shën Jozef, krejt i pastër,

Shën Jozef, krejt i urtë,

Shën Jozef, krejt i fuqishëm,

Shën Jozef, krejt i dëgjueshëm,

Shën Jozef, krejt besnik,

Pasqyra e durimit,

Dashamiri i vobekësisë,

Shembulli i punëtorëve,

Stolia e jetës shtëpiake,

Rojtari i virgjërave,

Shtylla e familjeve,

Ngushëllimi i të shkretëve,

Shpresa e të sëmurëve,

Pajtuesi i atyre që janë duke vdekur,

Tmerri i djajve,

Mbrojtësi i Kishës së shenjtë,

O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Falna ne, o Zot.

O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Dëgjona ne, o Zot.

O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Ki mëshirë për ne.

 

V. Lutu për ne, Shën Jozef,

M: që të bëhemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit.

 

Të lutemi! O Zot, që në provaninë tënde të pagabueshme u denjove të zgjedhësh Shën Jozefin për fat të së shenjtës nënës sate, bëj, po të lutemi, që atë të cilin e nderojmë në tokë si mbrojtës, të kemi fat për ta pasur ndërmjetës në qiell. Që jeton e mbretëron përgjithmonë e jetës. Amen!