Lutja Shën Mikelit Kryeengjëll

O Shën Mikel Kryeengjëll, 
na mbro në beteja dhe bëhu mbrojtja jonë kundër ligësive dhe kurtheve të djallit.
Po të lutemi me përvujtëri, që Hyji ta ushtrojë pushtetin e vet mbi të,
e Ti, o princi i ushtrive qiellore, me fuqinë e Hyjit,
hidhe në ferr Satanin dhe të gjithë shpirtrat djallëzorë
që sillen nëpër botë për të dëmtuar shpirtrat e njerëzve.
Amen!